Autoritetet policore në Meksikë kanë gjetur trupin e një 21 vjeçari, i cili dyshohet të ketë vrarë dy adoleshente sportiste, dhe më pas veten e tij.
William Atchison është djali i cili sipas autoriteteve policore ka vrarë dy adoleshentet në gjendje të dehur, por akoma nuk është gjendur shkaku i vërtetë i vrasjes së dy vajzave.
Gjimnazi “Aztec High School” gjithnjë ka qenë në mbikëqyrje të autoriteteve policorë. Deklaratën e vrasjes së vajzave dhe djaloshit 21 vjeçar e ka dhënë oficeri San Juan, i cili theksoi se:
“Djaloshi Atchison ka qenë në gjendje të dehur dhe është future në ambjentet e gjimnazit në një moment kur nuk ka pasur vëmendje të kamerave”.

21 vjeçari William Atchison
Ndërkohë të afërmit e vajzave ndihen të tronditur, dhe kërkojnë ndihmë urgjente nga policia për të gjetur shkakun e vërtetë të ngjarjes./ Përgatiti: AlpeNews.al


