Deputeti i PS ne Vlore, Fate Velaj ka menduar qe kete vit te ri t’i beje nje dhurate te madhe nje familjeje ne nevoje, duke i ndertuar shtepine.
“Një dhuratë në natën e ndërrimit të viteve …gjatë një inspektimi nëpër zonën time elektorale, hyra dhe në shtëpinë e familjes Memini në Panaja.
Në një dhomë ku dritaret ishin me plasmas mbuluar, ku dyshemeja ishte e shumta baltë, ku tavani prej kashte ishte varur e po binte, ku nëpërmjet çatisë dukej qielli…pashë një vajzë që po bënte mësimet e shkollës.
Dola përsëri jashtë të shoh reth e rotull dhe, diku në bahçe, sytë më ngelën tek një kasolle prej kashte e llamarina të ndryshkura e cila shërbente si WC.
Duke falenderuar të gjithë ata miq biznesmen nga Vlora që ju përgjigjen thirrjes time për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje, Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2019. Panaja – Vlorë, 31.12.2018”, eshte shprehur Velaj, ndersa ka postuar edhe keto pamje.



