Banorët e zonës së Unazës së Re edhe në ditën e parë të vitit kanë vijuar me protestën e tyre, nderkohe qe ne diten e pare te vitit bashke me ta ka qene dhe djali i Fahri Balliut.
Edhe pse kjo është një ditë që të gjithë pushojnë, banorët e Astirit kanë zgjedhur që të jenë të vendosur në kauzën e tyre, për të mos lejuar prishjen e banesave.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili ka qenë me ta që prej ditës së parë, eshte shprehur i bindur se qytetaret do ta mposhtin kryeministrin Rama..
“Jam i bindur që qytetarët e bashkuar do të arrijnë të mposhtin regjimin diktatorial të Edi Ramës.
Protesta do të vazhdojë deri në anulimin e projektit, nuk ka opsion tjetër.
Ata do t’ia dalin që të fitojnë kauzën e tyre.”- ka qenë kjo një pjesë nga deklarata e Balliut nga protesta në Unazës së Re.


