Pas pyetjes nëse ka brenda Partisë Socialiste një grup që po komploton, kryeministri Rama nuk e ka kursyer një përgjigje plot fantazi, tone tallese dhe plot ironi.
“Po, ka komplot në PS dhe jam shumë i shqetësuar për këtë komplot lëvizje konspirative që synon gjëra shumë më të rënda që nuk i ndaj dot me ju, jemi duke menduar për një gjyq popullor dhe dënime të rënda, shumë të rënda, internime, dhe nuk diskutohet që koka është kryetari i bashkisë së Tiranës, ai është në krye të këtij komploti i mbështetur nga ish ministri i Brendshëm, ka edhe të tjerë por nuk ua them dot, dyshohet dhe për institucione të tjera në këtë konspiracion, ka të dhëna që ka edhe studim shkencor të doktoreshës Kryemadhi për goditjen e qeverisë dhe më vjen keq që më kapët gafil por jam i detyruar ta pranoj. Por ju siguroj që ky grupo nuk e ka të gjatë, veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë dhe do të jetë pjesë e një vepre që do të shkruaj dhe do t’ua jap me autograf’- i është përgjigjur Rama pyetjes së gazetarit.


