Memet e bëra ndaj Erion Braçes sapo u emërua zv.kryeministër, kanë ngacmuar shoqen e këtij të fundit, Dianën. Në një postim në llogarinë e saj “Facebook” Diana Gellci shkruan se e njeh mirë Braçen dhe se ai nuk duhet gjykuar nga gjatësia por nga mentaliteti dhe vullneti me të cilin është mësuar ti bëjë punët.
Statusi i plotë:
E kam njohur Erion Bracen kur ishte djalosh i ri fare dhe prej 30 vitesh vazhdoj ta admiroj per vitalitetin, ndershmerine dhe seriozitetin qe tregon si qytetar dhe politikan. Si e cale, qysh heret kam kuptuar se kur dikush merret me kembet, hunden, apo veshet, nuk ka gjetur tjeter per te te share🤪🤪 Miq te nderuar, lereni metrin e unit; gezohuni qe tani do te keni edhe nje dere tjeter te celur! Urime i madhi Erion Brace!😇👌🏻 .
Pas mesazhit të Dianës ka ardhur edhe reagimi i zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili shkruan: “TEDUA SHUME DIANË!
Per ate qe je, mendjen e hapur e te bukur?
Te jam mirnjohes per sakrificat e tua dhe familjes tende ne ditet tona me te veshtira, per Ne, edhe për mua! “.



