• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHEN DISKUTIMET Në KRYESINË E PS-së/ Ja çfarë u vendos për MINISTRAT e shkarkuar
Home
Politikë

ZBARDHEN DISKUTIMET Në KRYESINË E PS-së/ Ja çfarë u vendos për MINISTRAT e shkarkuar

29 December, 2018 F.autor Politikë

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur që më datë 23 mars ku do të mblidhet Kongresi Zgjedhor i saj, do të jetë afati i fundit ku do të përcaktohen kandidatët për bashkitë në gjithë Shqipërinë.

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme që zgjati rreth 60 minuta, mësohet se kreu i PS-së ka theksuar se me nisjen e sesionit të ri parlamentar, në fillim të janarit do të vendoset për krerët e Komisioneve Parlamentare dhe pjesëmarrjen e ministrave të shkarkuar ditën e premte.

Me emërimet e reja, mbetet vakant posti që mbante Erion Braçe, ai i Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë.

Po ashtu i lirë mbetët dhe vendi që mbante, Eduard Shalsi, si kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese.

Dhe posti i Bledi Çuçit, si nënkryetari i Komisionit të Integrimit dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë që për të “sistemuar” në komisione janë, Ministri i Jashtëm në detyrë, Ditmir Bushati, ministri në detyrë, Arben Ahmetaj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe ministri i Bujqësisë në detyrë, Niko Peleshi.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, Rama tha se Ditmir Bushati pas lirimit nga detyra do t’i përkushtohet qarkut të Shkodrës dhe të jap kontribut në Këshillin e Integrimit Europian, strukturë që drejtohet nga opozita dhe nga kryetari Genc Pollo.

Vendimi për caktimin e posteve të krerëve të komisioneve do të merret pas pushimeve, ku pritet të ketë dhe lëvizje të krerëve aktual të komisioneve parlamentare.

Ndërkohë që gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS, kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka paraqitur dhe kalendarin javor deri më datë 30 qershor.

Ndërkohë që më datë 4 janar, PS do të ndezë motorët e fushatës dhe do të fillojë mbledhja e këshilltave të koordinimit.

Mësohet se kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së Kryesisë ka ripërsëritur piketat të cilat vendosi gjatë mbledhjes së Asamblesë.

Teksa ka vënë theksin tek mandati i tretë dhe tek mesazhet që i ka thënë protesta e studentëve.

“Unë ju ftoj të gjithëve që edhe ndryshimin e qeverisë ta shikoni si pjesë të një reflektimi dhe të një kapërcimi të domosdoshëm, për ta kthyer këtë mandat në mandatin e rezultateve që do të na çojnë në fitoren e mandatit të tretë.

Studentët na kanë dhënë të gjithë mundësinë që ne të lexojmë se cila është rruga për të marrë mandatin e tretë, jo për vete, por për Shqipërinë dhe për të gjithë ata që do të jenë të acaruar gjithmonë me ne, por që duhet gjithmonë të besojnë te ne.

Nuk diskutohet që ministrat që largohen sot kanë një rol tejet pozitiv në gjithçka që ne kemi bërë dhe në transformimet që ne kemi sjellë. Do të ishte absolutisht e pavërtetë nëse do të thuhej që sot ndryshimi vjen si rezultat i dështimeve”, u shpreh Rama gjatë Asamblesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRFOLËN SI "KOKA KRIMI" NË ANGLI/ I riu SHQIPTAR reagon ndaj akuzave dhe zbardh me detaje historinë
Previous article E TRISHTË/ Nëna me sëmundjen e pashërueshme i lë kartolina vajzës 5-vjeçare për 40 vite rresht (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT