• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AXHENDA/ PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, ja vendimet që pritet të merren
Home
Politikë

AXHENDA/ PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, ja vendimet që pritet të merren

28 December, 2018 F.autor Politikë

Partia Socialiste mbledh sot në orën 10:00 Asamblenë Kombëtare, një mbledhje kjo jashtë radhe. Mbledhja do të nisë me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe në axhendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së në bazë përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Më konkretisht, ndër to vlen të theksohet riformatimi i strukturave organizative vendore socialiste, ndërsa pritet të miratohet krijimi i regjistrit dixhital të PS, krijimi dhe funksionimi i shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, thirrja e kongresit të PS në datën 30 mars 2019 si dhe miratimi i vendimit për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS.

Axhenda e Asamblesë Kombëtare të PS

Kalendari i veprimtarive kryesore organizative të strukturave të partisë socialiste për zgjedhjet, që pritet të miratohet nesër. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi PS kërkon nga degët që brenda 15 janarit të dorëzojnë regjistrin e anëtarësisë, ndërsa deri në fund të muajit të parë të vitit të ri të plotësohet dhe dorëzohet struktura e plotë e rrjetit të koordinatorëve .

Të hënën PS mblodhi Kryesinë ku u diskutua protesta studentore dhe shkaqet që e sollën atë, roli i FRESSH ndaj të cilëve kryeministri nuk kurseu as kritikat për punën e dobët në informimin e studentëve dhe të rinjve për ligjin e Arsimit të Lartë, korrigjimi i gabimeve në qeverisje etj. Ndërsa sa i takon ndryshimeve në qeveri, të lakuar ajo pak nga media dhe opinionistë, kreu i qeverisë tha se çdo gjë do të vijë hap pas hapi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJIHUNI ME "FESTIVALIN LUFTARAK"/ Synon të zgjidhë konfliktet dhe përmirësojë marrëdhëniet
Previous article YLLI I LIVERPOOLIT/ Xherdan Shaqiri tregon se sa ditë ka pirë çajin rus (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT