Ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima, sot kreu i partise “Zgjidhja”, ka rrefyer komplotin, sipas tij, qe fshihej pas gjithe lojes qe u luajt per t’i hequr mandatin.
Rrefimin e ka bere mbreme ne emisionin e Artur Zhejit në “360 Gradë” në Ora News.
Kokedhima mes te tjerash ka treguar komplotin qe sipas tij ishte bere nga njerëz të Edi Ramës, te cilet kishin falsifikuar një përgjim të një organizate kriminale për trafikun e drogës, ne te cilin sipas tij, i thane se kishte dijeni edhe Tahiri.
“Një lojë dhe një komplot i ndyrë, për të më treguar mua se Edi Rama ishte i distancuar nga historia e heqjes së mandatit tim dhe se nuk e kisha nga ai, por nga të tjerë”- tha ai.
Deklarata e Kokedhimes
“Kisha dijeni, që Edi Rama ka komplotuar për të hequr mandatin tim. Dy ditë pas heqjes së mandatit, një funksionar i lartë i Ministrisë së Brendshme erdhi te unë me një dokument përgjimesh, ku sipas zbardhjes një drejtor i Ministrisë së Drejtësisë fliste me një eksponent të drogës. Ky i fundit i thoshte këtij drejtorit të rëndësishëm në Ministrinë e Drejtësisë, `se e pastruam rrugën (bëhej fjalë për largimin e Kokëdhimës si deputet në qarkun e Vlorës) dhe i kemi kaparosur ata të Gjykatën e Lartë`. Sipas ati përgjimit ky drejtor pohon, se ishte në dijeni edhe ministri.
Unë pyeta zyrtarin e lartë të ministrisë së Brendshme, se kush ka dijeni tjetër për këto përgjime, ai më tha menjëherë, se Edi Rama nuk di gjë. `Nuk të pyeta kush nuk ka dijeni, por kush ka”, i thashë. Pas kësaj më pranoi, se kishte dijeni Saimir Tahiri. Kur e pyeta nëse ky përgjim ishte zyrtar dhe i ligjshëm, më pranoi se çdo gjë ishte proceduriale dhe se çështjen e ka marrë në dorë prokuroria.
U interesova dhe investigova personalisht më vonë dhe rezultoi, se e gjitha ishte një falsifikim. Një lojë dhe një komplot i ndyrë, për të më treguar mua se Edi Rama ishte i distancuar nga historia e heqjes së mandatit tim dhe se nuk e kisha nga ai, por nga të tjerë”, ka thene ai.


