• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FINANCIAL TIMES: Britania arrin marrëveshjen historike të divorcit me BE
Home
Nderkombetare

FINANCIAL TIMES: Britania arrin marrëveshjen historike të divorcit me BE

8 December, 2017 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Theresa May, kryeminisrja britanike, dhe Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, u takuan në Bruksel të premten në mëngjes për të nënshkruar një “raport progresi” prej 15 faqesh që do të lejojë negociatorët e BE të rekomandojnë hapjen e një faze të dytë të bisedimeve mbi marrëdhëniet pas Brexit.

Z. Juncker e konfirmoi marrëveshjen në një konferencë shtypi së bashku me zonjën May, duke thënë se kjo ishte një “negociatë e vështirë”, por që të dyja palët kishin treguar “gatishmëri për të bërë kompromis”.

Menjëherë pas fillimit të mëngjesit, shefi i shtabit të z. Juncker Martin Selmayr vendosi foto të tymit të bardhë, që dilte nga një oxhak, duke treguar se marrëveshja ishte arritur.

Rezultati përfundimtar erdhi pas një jave drame të lartë në Bruksel dhe Westminster, teksa ishte marrë kompromisi nga Partia Demokratike e Bashkuar (DUP), aleatët parlamentarë të zonjës May.

Arlene Foster, udhëheqëse e DUP, tha për Sky News se kishte siguruar “ndryshime thelbësore” në tekstin e marrëveshjes. “Nuk ka vijë të kuqe në Detin Irlandez dhe ka një konfirmim të qartë se e gjithë Britania e Madhe po largohet nga BE, duke lënë tregun e përbashkët dhe duke e lënë bashkimin doganor”.

Vendimi i kryeministres për të nënshkruar marrëveshjen të premten shënoi finalen e një përpjekje diplomatike tre-javore për të finalizuar kushtet e divorcit më të diskutueshëm në botë. Udhëheqësit e BE do të vendosin zyrtarisht në një samit javën e ardhshme nëse ajo përfaqëson “përparim të mjaftueshëm” për të filluar fazën e dytë të negociatave.

“Të gjithë e dimë se ndarja është e vështirë, por ndarja dhe ndërtimi i një marrëdhënieje të re është më i vështirë”, tha Donald Tusk, presidenti i Këshillit Europian.

Zonja May tha se bisedimet e kësaj jave ishin të nevojshme për të “forcuar” gjuhën lidhur me marrëveshjen mbi Irlandën e Veriut, për të cilën ajo tha se do të ruante “integritetin kushtetues dhe ekonomik” të Britanisë së Madhe dhe do të parandalonte problemet me kufirin.

Ajo tha se marrëveshja do të thotë se të dyja palët “do të punojnë për të arritur nivelin e pritshëm nga të dyja palët të marrëdhënieve tregtare midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian “. “Nëse nuk ndodh kështu atëherë do të kërkojmë zgjidhje specifike për rrethanat unike të Irlandës së Veriut”, tha ajo.

Teksti i marrëveshjes thotë se, në një situatë ku Britania dhe BE nuk arrijnë të zgjidhin kushtet e marrëdhënieve të tyre të ardhshme, Britania e Madhe do të mbajë “përafrimin e plotë” me rregullat kryesore të BE-së dhe rregullat doganore që mbështesin tregtinë në të gjithë kufirin irlandez.

Në një skenar të tillë, Britania e Madhe gjithashtu do të “sigurojë që asnjë barrierë të re rregullatore të mos vendoset midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar”, përveç nëse masat e tilla vendosen nga autoritetet e Irlandës Veriore.

Juncker theksoi se, ndërkohë që marrëveshja ishte një hap i madh, mbeten për t’u bërë shumë negociata për të zgjidhur plotësisht divorcin e Britanisë së BE.

“Ne ende kemi shumë punë për të bërë, raporti i përbashkët nuk është marrëveshja e tërheqjes,” tha ai.

Juncker tha lidhur me bisedimet mbi projekt-ligjin e divorcit: “Për zgjidhjen e llogarive, kryeministrja u shpreh në fjalimin e saj të shquar të Firences se Britania e Madhe do të mbajë zotimet e saj. Ky ishte një proces i detajuar, por ajo ka qenë aq e mirë sa në fjalën e saj. Ajo është duke negociuar në mënyrë të butë dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë. ”

Gjatë negociatave 9 mujore, pjesa më e vështirë ishte ajo e kostove të ndarjes. Por, pas një lëvizjeje vendimtare nga znj. May në fund të muajit të kaluar, ajo u bë fjala e parë e bisedimeve “të mbyllura” nga negociatorët, me një shenjë të vogël të një revoltimi nga përkrahësit e Brexit.

Sipas zyrtarëve të lartë të përfshirë në bisedime, marrëveshja përfundimtare angazhohet që Mbretëria e Bashkuar të respektojë detyrimet në BE, që do të duhet të paguheshin gjatë dekadave të ardhshme, ku pjesa e Britanisë do të llogaritet sikur ajo është në BE. Kjo përfshin angazhimet buxhetore të nënshkruara deri në dy vjet pas Brexit.

Ndërsa vlerësimet neto për këtë zgjidhje variojnë nga 40 miliardë deri në 60 miliardë euro, premtimi i Britanisë në fakt do të thotë që asnjë shtet anëtar i BE nuk do të humbasë, pasi buxheti afatgjatë i BE-së është i zgjidhur. Zonja May i kishte filluar negociatat, duke thënë se Britania nuk kishte asnjë detyrim ligjor për të paguar ndonjë faturë dalje.

Edhe pse drafti i dokumentit nuk përmban shifra, gjatë bisedimeve, Britania e Madhe vlerësoi një pagesë neto prej € 40bn- € 45bn, ndërsa BE e vlerësoi atë në rreth 55 miliardë euro. Kur shtohen detyrimet e kushtëzuara, siç janë kreditë për Ukrainën, detyrimi rritet në një vlerë prej 55.5 miliardë euro – 65.5 miliardë euro.

Një shtyllë e dytë e marrëveshjes në masë të madhe mishëron të drejtat ekzistuese të BE-së për qëndrim dhe të drejta sociale të 3 milion qytetarëve të BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreth 1 milion shtetas britanikë që jetojnë në kontinent.

Zgjidhja lejon një shtetas të BE-së të kërkojë qëndrim të përhershëm në MB, të mbajë të drejtat e bashkimit familjar që gëzojnë sot dhe, nëse ka të drejtë, të kërkojnë përfitime në Mbretërinë e Bashkuar edhe nëse ata, ose fëmijët e tyre lëvizin jashtë shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Heqja e mandatit/ Kokëdhima tregon komplotin e Ramës, zbulon përgjimin për drogë
Previous article "Ju lutem mos më vrisni"/ Polici shpallet i pafajshëm pasi vrau gabimisht 26 vjeçarin (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT