• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
7 simptomat e kancerit të mushkërisë
Home
Shëndet

7 simptomat e kancerit të mushkërisë

22 October, 2017 Redaktor2 Shëndet

Kanceri i mushkërive është lloji i dytë i kancerit më i përhapur si tek femrat, ashtu dhe tek meshkujt, sipas “American Cancer Society”.

Nëse deri më tani keni menduar se vetëm duhanpirësit janë të rrezikuar të preken nga kjo sëmundje, do të habiteshit kur të mësonit se më shumë se 20% e njerëzve që nuk tymosin prek nga kanceri i mushkërive.

Ndonëse meshkujt kanë një përqindje më të lartë për të zhvilluar qeliza kancerogjene në këtë çift organesh, shenjat e mëposhtme paralajmëruese duhet t’i dinë si meshkujt ashtu dhe femrat.

1. Kollë e vazhdueshme

Ftohja apo virozat e stinës shoqërohen me inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes e kollë, por këto të fundit zakonisht largohen brenda një apo dy jave. Nëse kjo gjendje, vazhdon për një kohë të gjatë dhe ju kolliteni pa qenë të sëmurë, mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse kollitja vazhdon të përkeqësohet. Nëse kolla është e zhurmshme ose mund të shoqërohet me njolla gjaku duhet të vizitoni një pneumolog.

2. Vështirësi në frymëmarrje

Qelizat kancerogjene që rriten në mushkëri mund të bllokojnë apo të ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes duke jua bërë më të vështirë këtë proces. Nëse lodheni shumë shpejt dhe keni vështirësei në frymëmarrje edhe pas aktiviteteve më të thjeshta duhet të vizitoheni.

3. Dhimbje gjoksi

Kanceri i mushkërive mund të çojë në dhimbje në gjoks ose në shpatulla. Nëse dhimbja është e mprehtë dhe e qëndrueshme që menjëherë t’i tregoni mjekut tuaj. Dhimbja e kraharorit mund të jetë tregues i shumë problemeve shëndetësore, përfshirë kancerin e mushkërive.

4. Gulçimet, fishkëllim gjatë frymëmarrjes

Këto që përmendëm më sipër mund të jenë gjithashtu shenjë e astmës ose alergjive, por është më mirë që mjek të diagnostikojë sëmundjen tuaj.

5. Ndryshim në zë

Nëse filloni të vëreni ndryshim në zërin tuaj, duhet të vizitoheni.Trashja e zërit mund të shkaktohet nga një i ftohtë, por nëse kjo gjendje nuk kthehet në normalitet, mund të lidhet me kancerin e mushkërive.

6. Humbje peshe

Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të jetë gjithashtu shenjë e kancerit të mushkërive e jo vetëm, por kjo gjë nuk ndodh në fazat e para të sëmundjes

7. Dhimbje gishtërinjsh dhe ndryshim të tyre

Sipas ekspertëve deformimi apo dhimbja e gishtave është shenjë tipike e kancerit të mushkërive, pasi tumori në mushkëri lëshon disa kimikate në gjak që nxisin kockat dhe rritjen e indeve në majë të gishtave dhe nën thonjtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ancelotti drejt rikthimit në Premier League
Previous article KOSOVE, ZGJEDHJET/ Nis numërimi votave. Ja ku do ketë balotazhe. BE: Pjesëmarrje e ulët

Redaktor2

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT