• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Abstenimi fiton zgjedhjet lokale në Kosovë: Votojnë vetëm 43,82%
Home
Rajon

Abstenimi fiton zgjedhjet lokale në Kosovë: Votojnë vetëm 43,82%

22 October, 2017 Editor Rajon

809.637 qytetarë, apo 43,82% e votuesve me të drejtë vote kanë votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë të cilat janë mbyllur pa ndonjë incident që do të prishte këtë proces.

Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së në konferencën e orës 19:00 ka thënë se  në bazë të dhënave nga qendrat e votimit nga të gjitha komunat janë mbyll me kohë dhe pa ndonjë incident të theksuar.

Daka me tutje ka falënderuar qytetarët për zgjedhjet dhe kulturën e lartë demokratike të treguar sot.

5 të arrestuar…

Ndërsa Prokurori i Shtetit njofton se deri në ora 19:00 në tërë territorin e vendit janë raportuar tri raste me pesë persona të ndaluar, lidhur me procesin zgjedhor.

Sipas Prokurorisë dy persona janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprës penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin, ndërsa, një person është ndaluar me dyshimin për kryerje të veprës penale asgjësimi i dokumenteve të votimit.

“Dy persona tjerë janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprave penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe keqpërdorimi i drejtës së votimit.
Dy të ndaluarit e parë janë nga Komuna e Parteshit, i ndaluari i tretë është nga Komuna e Mitrovicë së Jugut, ndërsa dy të fundit nga Komuna e Mamushës. Gjashtë personat e ndaluar në Mitrovicë të Jugut, të dyshuar se kanë kryer veprën penale asgjësimi i dokumenteve të votimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Prokurori.

Kujtojmë se në gjithë Kosovën kanë qenë 899 qendra votimi, ku 1 milion e 890 mijë e 952 persona me të drejt vote kanë pasur mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal.

Disa nga parregullësitë e evidentuara…

Ndër parregullsitë më të mëdha që e kanë përcjellë procesin zgjedhor të dielën sipas rrjetit të organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) janë janë tentimet për votim të shumëfishtë dhe votimet familjare, për çka janë evidentuar mbi 3060 raste, pastaj mospërputhja e numrit të fletëvotimeve për kryetar të komunave dhe fletëvotimeve për kandidatë të komune, mungesa e vulave etj, tentimet për të votuar më shumë se një herë (votimi i dyfishtë), vështirësi të votuesve për t’a gjetur emrin në listë, fotografim i votës etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE ndryshon lëvizjen brenda Shengen/ Ja risitë për Ballkanin Perëndimor
Previous article Gati prezantimi i smartphonëve të shumëkërkuar

Editor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT