Pas dekretit për buxhetin e vitit 2019, në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet edhe propozimi i Kreut të Shtetit, Ilir Meta për gjyqtaren Vitore Tusha në krye të KLSH-së.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe është shprehur se Vitore Tusha nuk ka eksperiencën e duhur për auditimet financiare.
“Vitore Tusha nuk ka eksperiencë në auditimet financiare.Vitore Tusha është e angazhuar ne organet e reja të drejtësisë”, është shprehur ai.
Komisioni i ka propozuar parlamentit, rrëzimin e kandidaturës.


