Kryeministri Rama gjatë fjalës sot në Universitetin Bujqësor ka folur për planin për reduktimin e tarifave, duke theksuar edhe njëherë se pse duhet dialogu mes tij dhe studentëve.
“Asnjë student në republikë nuk paguan më shumë se 50% të tarifës sa është kostoja, tani këtu bëhet fjalë për të përgjysmuar 25% të tarifës, po si do u themi ne të tjerëve, që nga taksat tuaja ne do paguajmë tarifat e atyre që marrin 4 në universitet, ndërkohë që ne unë mendoj, që shiko nga taksat tuaja ata me 9 dhe 10 do u paguajmë të gjithë tarifën 100%. Po kush vjen nga familje në nevojë me ndihmë ekonomike t’ja paguajmë 100% patjetër, por me fal ti vjen në shkollë me paratë e prindërve, rri në kafe, se kafet janë tumllas, i dinë dekanët dhe rektorët cfarë heqin, vjen këtu, do dhe të të paguajë shoqëria ty që të marrësh 4 e 5, ti bartësh provimet 10 vjet e në fund mos të dallosh farën e grurit nga veza, e të bëhesh doktor. Për këtë duhet komunikimi, se nuk dal në ballkon të them që tarifat do gjysmohet. Studentëve të verbër do ua paguajmë ne të gjithë tarifën, sot ekselenca është 10 dhe kaq ne kemi vetëm 100, ndaj duhet ta bëjmë 9-10 dhe këtyre jo vetëm ti t’i japim bursë vjetore se e meritojnë. Edhe ata me 4 e 5 ta marrin përgjysmimin me afat, deri në vitin e ardhshëm akademik, ti japim afat”- tha Rama.
Rama u përgjigjet studentëve: Asnjëherë pa dialog, tani po rrezikoni të humbni edhe…
Kryeministri Rama ka replikuar me studentët gjatë takimit në UBT, duke thënë se asgjë nga kërkesat e tyre nuk do të plotësohen pa dialog.
Madje jo vetëm kaq, por ka thënë se “rrezikoni të humbni me duart tuaja diçka që e krijuat vetë, si burim i një energjie pozitive për universitetin”.
Fjala e Ramës
Ju që duartrokisni nuk jeni të detyruar të rrini nëse nuk doni të rrini, por një gjë po ua them, jo nuk i kam parë, por nëse me ndihmon dikush nga ju që ta gjej një histori këtë që bëni ju do ju isha shumë mirënjohës, në histori në një vend, në një shekull, kudo qoftë një gjë të ngjashme, do isha mirënjohës e do thoja që nuk është hera e parë që ndodh që studentët të ngrohen në protestë dhe të refuzojnë të diskutojnë dhe ti tremben vetes së tyre për të konfrontuar argumentet dhe opinionit dhe për t’i thënë gjërat haptas.
Megafonin e kam përdorur unë, këtu ku jeni ju unë kam qenë, këtu ku jam unë ju mbase do vini, megafoni është i nevojshëm kur nuk të dëgjon njeri, por kur palës që ti i klith të thotë të dëgjova ulemi, e ti thua nuk ulem, këtu ka një problem me ty.
Refuzimi, e folura me forcë pa argumentet nuk është vlerë e shtuar dhe në fund të ditës më falni, që po e them, më duket se jeni shumë larg nga studentët e atij dhjetorit tjetër, tmerrësisht larg, se ata u ngritën kundër një regjimi, që nuk dihet se c’mund të bënte, edhe mund të nxirrte tanket në rrugë, kërkuan të flasin në tavolinë, dhe i vajtën përballë dhe ia thanë ca kishin për t’i thënë. Në fund fituan.
Unë e kuptoj që mund të mos biem dakord, po ama që të mos flasim, e si mendoni ti zgjidhni problemet, me ato variantet plotëso këto, asnjeherë, asnjëherë, jo vetëm kaq, po rrezikoni të humbi me duart tuaja diçka që e krijuat vetë, si burim i një energjie pozitive për universitetin.


