• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJIDHI KONTRATËN ME “DH Albania”/ ARRSH hap tender të ri për Unazën
Home
Breaking News

ZGJIDHI KONTRATËN ME “DH Albania”/ ARRSH hap tender të ri për Unazën

13 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News

Pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur sot procedurat e garës për LOT 1 të Unazës së Madhe të Tiranës, “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja”.

Një ditë pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri se do t’i drejtohej Prokurorisë pas skandalit të kompanisë “DH Albania”,  ARRSH dje kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Tiranës, kompaninë në fjalë. Shkresa drejtuar organit të akuzës përmban dy akuza për kompaninë DH Albania, konkretisht falsifikim të dokumentave dhe mashtrim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurorimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”, dhe pritet të shpallë së shpejti rihapjen e tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe.

Përmes degës së saj në Shqipëri Dh Albania, kompania amerikane arriti të fitonte dy kontrata për realizimin e punëve publike. Përveç ndërtimit të mbikalimit si pjesë e projektit të Unazës së re, me vlerë 18 milion euro, kompania kishte fituar garën dhë për ndërtimin e linjës 220 kv Burrel-Peshkop, me një vlerë 11.7 milion euro.

Skandali i mashtrimit me tenderin për Unazën e Madhe u denoncua në emisionin të “Të paekspozuarit” në News24. Ndëkohë hetime për kompaninë në fjalë po kryhen edhe në SHBA. Më herët Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunëell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime

 

Arrsh
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Meta kthen në Kuvend “Ligjin për Buxhetin”: Mundësi për kërkesat e studenteve
Previous article I GJETËN ILAÇIN/ Mori GJOBË REKORD nga BARÇA, Dembele paraqitet në stërvitje një...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT