• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJIDHET NGËRÇI/ BE: Krijimi i KLP e KLGJ, sukses në procesin e vettingut
Home
Aktualitet

ZGJIDHET NGËRÇI/ BE: Krijimi i KLP e KLGJ, sukses në procesin e vettingut

12 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet

Pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, vjen një mesazh pozitiv edhe nga Bashkimi Europian.

Përmes një njoftimi për shtyp, shefat e Misioneve të BE-së në Shqipëri theksuan se krijimi i këtyre institucioneve shënon sukses në rrugën e vettingut, për një sistem gjyqësor të pavarur.

Deklarata nga Shefat e Misioneve të BE-së në Shqipëri
“Shefat e Misioneve të BE-së në Shqipëri mirëpresin krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zgjedhjes së anëtarëve magjistratë më 11 dhe 12 dhjetor.
Krijimi i Këshillave shënon një hap vendimtar në zbatimin e reformës së drejtësisë në Shqipëri. Kjo konfirmon pakthyeshmërinë e reformës dhe suksesin e procesit të vetingut, si një bazë e domosdoshme për krijimin e të gjitha institucioneve të reja gjyqësore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy shtyllat e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe cilësor. Krijimi i dy Këshillave do të mundësojë tani krijimin e Strukturave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përhershëm. Kjo do të mundësojë konsolidimin e mëtejshëm të progresit të bërë me reformën e drejtësisë.
Shefat e Misioneve të BE-së në Shqipëri përshëndesin përpjekjet e mëdha të ndërmarra nga Shqipëria në procesin e reformës së drejtësisë dhe u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve kombëtarë që ta konsolidojnë këtë reformë, edhe nëpërmjet rekrutimit dhe emërimit të magjistratëve të rinj, çka është vendimtare për funksionimin e ardhshëm të gjyqësorit. Ata gjithashtu ritheksojnë rëndësinë e një gjyqësori të fortë dhe të pavarur për të dhënë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit.
BE-ja dhe Shtetet e saj Anëtare mbeten plotësisht të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe cilësor, që jep drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Rama tregon mesazhet e studentëve: Nga Universiteti i Shangait më kërkuan që…
Previous article "TRADHËTOVE XHENIN ME VAJZËN NE FOTO"/ Benardi i "Big Brother" e thotë troç: Jena tu shku...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHERR PËR DROGË NË SELANIK/ Arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët Aktualitet

SHERR PËR DROGË NË SELANIK/ Arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

TRAGJIKE NË JALË/ Qytetari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur… Aktualitet

TRAGJIKE NË JALË/ Qytetari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, VRANËSIRA NË.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, VRANËSIRA NË.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT