• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANULOI TAKIMIN ME PUTIN/ Trump: Nuk ishte koha duhur. Megjithatë unë do… (INTERVISTA)
Home
Intervista

ANULOI TAKIMIN ME PUTIN/ Trump: Nuk ishte koha duhur. Megjithatë unë do… (INTERVISTA)

1 December, 2018 F.autor Botë, Intervista, Nderkombetare

Ndërsa ndodhet në Argjentinë në kuadrin e punimeve të takimit të G20-tës, Presidenti Donald Trump rezervoi kohën për një intervistë për Zërin e Amerikës.

Greta Van Susteren: Ndërsa ju e quani Kinën një ndër vendet që po grabit Shtetet e Bashkuara, ndikimi global i saj po zgjerohet. Ata janë tashmë në Afrikën veriore, po ndërtojnë një port gjigand në Pakistan, kanë marrëveshje madhore tregtie në Panama dhe Amerikën Latine. Kina i afrohet shumë gjeografikisht Shteteve të Bashkuara. A u zini besë objektivave strategjike të Kinës? Jeni disi i shqetësuar?

Presidenti Donald Trump​: Mendoj se do të kenë shumë më pak para’ se ç’kanë tani, për shkak të asaj që unë arrita. Na hyjnë tashmë 250 miliardë dollarë, në nivelin 25%. Pra do të përfitojmë miliarda e miliarda dollarë. Plus, unë mundem ta dyfishoj këtë sërish dhe ata nuk do të munden kurrë të veprojnë si me presidentët e mëparshëm. E shikoni se ç’po ndodh në Kinë. Nuk dëshiroj të veproj kështu, por tashmë ata nuk po ja dalin më aq mirë sa më parë. Pra sërish, mendoj se ne po ja dalim mirë nga tarifat”.

Greta Van Susteren: Ju do të takoheshit, ose të paktën kishit ndërmend të takoheshit me Presidentin Putin dhe tashmë e refuzuat. Nëse do të ishit takuar me të, cila do të ishte axhenda juaj për takimin?

Presidenti Donald Trump​: Siç thashë, nën dritën e zhvillimeve të fundit në Ukrainë me anijet dhe marinarët, thjesht nuk do të ishte koha më e mirë. Megjithatë, unë do të takohem me të. Mendoj se kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe mendoj se do të kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Rusinë, Kinën dhe të gjithë të tjerët. Mendoj se është e rëndësishme. Kështu që do të takohem me të në një kohë të përshtatshme”.

Greta Van Susteren: Çfarë mendoni se ka ndërmend Putini të bëjë me Ukrainën? Përse mendoni se i kapi anijet?

Presidenti Donald Trump​: Unë nuk mundem të lexoj mendjen e tij dhe askush nuk mundet. Ai e di se çfarë dëshiron të bëjë, por ne nuk mund të lejojmë të ndodhin disa lloj gjërash. Kjo ndodhi dhe unë nuk mund të bëhem pjesë e kësaj”.

Greta Van Susteren: Një ndër çështjet e ekonomisë globale është ndryshimi klimatik. Këtu po debatohet për këtë. Cili është pozicioni juaj për ndryshimet klimatike dhe se si kjo ka ndikuar ekonominë në mbarë botën?

Presidenti Donald Trump​: Shumë e thjeshtë. Unë dëshiroj ajrin më të pastër dhe ujin më të pastër të planetit. Unë dua ujë të pastër kristal dhe ne këtë e kemi. Ne kemi qenë shumë mirë me mjedisin dhe unë e dëshiroj këtë. Por, unë nuk do ta lë vendin pa punë, duke u përpjekur të ruaj disa standarte që ndoshta nuk kanë asnjë rëndësi”. (Zëri i Amerikës)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARBENITA NUK LEJON ASKËND TË OFENDOJË FERON/ Modelja seksi mbron partnerin në “Instagram” (FOTO)
Previous article HISTORIA TRONDITËSE/ Vrau GRUAN, nga magjia për xhindet tek vrasja, “lufta” për tre fëmijët jetim

F.autor

Postime të ngjashme

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

PUTIN SHTRËNGON KUFIJTË/ Rusia mbyll kalimet kryesore me Bashkimin Europian Botë

PUTIN SHTRËNGON KUFIJTË/ Rusia mbyll kalimet kryesore me Bashkimin Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT