• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA TRONDITËSE/ Vrau GRUAN, nga magjia për xhindet tek vrasja, “lufta” për tre fëmijët jetim
Home
Sociale

HISTORIA TRONDITËSE/ Vrau GRUAN, nga magjia për xhindet tek vrasja, “lufta” për tre fëmijët jetim

1 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në kuadër të fushatës globale “Jepini fund dhunës kundër vajzave e grave” emisioni “Fol me psikologen” ka sjellë në vëmendje historinë tronditëse të disa viteve më parë. Biznesmeni shkodran Sadetin Sula akuzohet se porositi vrasjen e së shoqes në prill të vitit 2016 dhe gjykata e ka shpallur fajtor duke i dhënë dënimin me burg të përjetshëm.

Rreth një muaj më parë në gjykatën e Krimeve të Rënda kanë dhënë dëshminë e tyre 3 fëmijët e çiftit Sula, për të cilët që nga momenti i ndodhjes së ngjarjes kujdeset tezja. Dëshmitë e tyre janë rrëqethëse.
“E lagën gjithandej shtëpinë me ujë duke thanë se po largonin xhindet. Të njëjtën gjë bënë edhe me nënën tonë, me shpjegimin se po i largonin shpirtrat e këqij dhe po e qetësonin. Aty ishte i pranishëm babai ynë dhe i akuzuari Fatjon Karmneshta”.

“Ata i hidhnin ujë se sipas tyre kështu mund të bëhej një grua e nënshtruar”, kujtuan fëmijët,

“Mamaja na shikonte e trishtuar dhe kur e gjitha përfundoi na u lut mos t’i tregonim askujt”.

“Një natë, pasi mbylli punën në biznes, nëna u kthye në shtëpi. Por nuk ia hapen portën, as babai as gjyshi. Ka qëndruar jashtë në shi gjithë mbrëmjen duke qëlluar portën e duke u lutur ta lejonin të hynte. Por ata nuk ia hapen, madje babai ngrinte zërin e televizorit që ne mos ta dëgjonim”

“E futën vëllain e vogël në një dhome dhe deshën t’i merrnin flokë fshehtas, por aty hyri nëna dhe u kërkoi të bënin ADN në formën e duhur”.

***
Pas këtyre dëshmive kanë reaguar halla dhe gjyshi i tyre të cilët të tronditur e konsiderojnë gjithë këtë një farsë dhe manipulim të fëmijëve nga tezja. Babai i biznesmenit Fadil Sula thyen heshtjen dhe akuzon tezen e fëmijëve se i ka ndarë për së gjalli prej tyre. Ja çfarë thotë ai për “Gazetën shqiptare” online dhe emisionin “Fol me psikologen”:

“Z.Flutra na i rrëmbeu fëmijët që ditën e fatkeqësisë, i solli pas të shtatave të shoqëruar me polic për të marrë librat dhe teshat e tyre. Nuk mundja më, u ndodha nga njëri moment në tjetrin në shtëpi bosh pa askënd, pa nuse, pa djalin, pa nipërit e mbesën që i rrita unë sepse Sadoja e Suela i dedikonin shumë kohë aktivitetit e unë i çoja e i merrja nga shkolla, bëja me hangër. Më mungonte buzëqeshja dhe përqafimet e tyre prandaj vendosa të shkoj në shkollë. Në hyrjen e brendshme po flisja me drejtorin për të mundësuar takimin me fëmijët, kur mbërrin Flutura (tezja e tyre) me fëmijët dhe i thotë drejtorit me zë të lartë “Mos e len me i taku fëmijët!”.

Fol Me Psikologen

Motra e vetme e biznesmenit Sula, Safete Dulaj i bashkohet akuzave të babait të saj të moshuar duke hedhur si provë që kundërshton dëshminë e fëmijëve, foto të familjes të cilat tregojnë se ata jetonin të lumtur dhe vëllai i saj e donte bashkëshorten e ndjerë.

Ajo është e bindur se Sadetini është i pafajshëm. Pas një analize të kësaj ngjarje psikologia Ervisa Lula dhe sociologia Entela Binjaku kanë sjellë në vëmendje dhunën ndaj vajzave dhe grave, një fenomen i cili për fat të keq ende vazhdon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANULOI TAKIMIN ME PUTIN/ Trump: Nuk ishte koha duhur. Megjithatë unë do... (INTERVISTA)
Previous article E ZBULUAM MË NË FUND/ Ja përse ka kaq pak bileta për festivalin “Kënga Magjike” (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve Aktualitet

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim... Aktualitet

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT