Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emision “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka rrëfyer se me kryeministrin Rama do të bënte ecje në zonat e Jugut.
“Meqenëse ai kalon më shumë kohë në Jug, pasi edhe ka pasione, edhe ka ato lidhjet më të shpeshta, për të lehtësuar atë, pa për mua në çdo kohë, kudo në Veri ose në Jug”, tha Meta.
Fevziu: Thatë që mund të bëni ose të planifikoni një ngjitje, një ecje të gjatë edhe me Kryeministrin e Kosovës, i cili po ashtu është shumë i pasionuar pas këtyre. Kryeministrin e Shqipërisë e keni ftuar ndonjëherë?
Meta: Me kënaqësinë me të madhe, por është shumë i dhënë pas detit…
Fevziu: Ku do të doje të ecje me Ramën për shembull, në cilën zonë?
Presidenti Meta: Për shembull në Qeparo fushë, Qeparo mal, Pilur, në këto zonat e jugut besoj.
Fevziu: Këto zonat e jugut po i zgjedh në raport më pëlqimin e tij më duket më shumë sesa me tuajin?
Meta: Meqenëse ai kalon më shumë kohë në Jug, pasi edhe ka pasione, edhe ka ato lidhjet më të shpeshta, për të lehtësuar atë, pa për mua në çdo kohë, kudo në Veri ose në Jug.
***
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emision “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu ka rrëfyer arsyen pse është i dashuruar me ngjitjen në male. I pyetur nga Fevziu, nëse dashuria për malin është një dashuri e re, Meta është përgjigjur se: “është një dashuri e lindur, sepse unë kam lindur në mal”.
BLENDI FEVZIU: Dashuria për malin është një dashuri e re, e këtyre kohëve të fundit?
PRESIDENTI META: Jo, dashuria për malet është një dashuri e lindur, sepse unë kam lindur në male, por përpjekja për të promovuar bukuritë tona të maleve, të alpeve është një përpjekje e mirëmenduar. Deri tani, ne këtë punë na i kanë bërë çekët, polakët dhe austriakët, tani mendoj që duhet ta bëjmë më shumë vetë, pasi disa nga pjesët më të bukura të Shqipërisë ndodhen atje, për fat të keq janë braktisur. Disa prej tyre janë gjallëruar, por njëkohësisht, nuk i kanë shpëtuar kësaj mungesës së përgjegjësisë dhe vizionit për të ruajtur natyrën dhe peisazhin.



