Sekuestroht arsenal armësh e droge ne Memaliaj ne kuader te operacionit te koduar “Zhapokika”.
Njoftimi i plote
Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Policise në Memaliaj, në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve te Paligjshme në D.V.P.Gjirokastër, kanë zhvilluar operacionin e koduar “Zhapokika”.
Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative se dy shtetas, (gjeneralitetet e të cilëve nuk i bëjmë me dije për arsye hetimi), po transportonin në një përrua, armë e drogë me qëllim fshehjen e tyre, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur “Përroi i Madh”, në fshatin Zhapokikë, Bashkia Memaliaj.
Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në një zone me shkurre 4 armë zjarri, përkatësish:
Tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56 si dhe dy krehëra me fishekë. Gjithashtu,pranë tyre është gjetur dhe një qese e zezë, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale, 5 kg.
Nga shërbimet e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 e Kodit Penal.


