• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bushati takon homologun holandez: Qeveria të vijojë me ritmin dhe dinamikën e reformave
Home
Shqipëri

Bushati takon homologun holandez: Qeveria të vijojë me ritmin dhe dinamikën e reformave

6 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Në kuadër të punimeve të Ministerialit të NATO-s në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme holandeze, Hable Zijlstra. Ministri e informoi homologun e tij holandez mbi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e pesë prioriteteve kyçe, veçanërisht zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e Vettingut.

Ministri Bushati u shpreh se qeveria shqiptare mendon se Shqipëria është tashmë e përgatitur për të hedhur hapin vijues në procesin e integrimit. Ai theksoi se qeveria e konsideron hapjen e bisedimeve si fillimin e një procesi transformues në rrugëtimin evropian të vendit.

Ministri Zijlstra theksoi se perspektiva e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në BE është e padiskutueshme. Duke nxjerrë mësime nga eksperiencat e mëparshme të zgjerimit, të cilat rezultuan të nxituara sidomos lidhur me plotësimin e kritereve për forcimin e shtetit ligjor dhe mirëqeverisjes, Holanda dëshiron të hedhë hapa të matur por të vendosur përsa i përket politikës së mëtejshme të zgjerimit.

Ai vlerësoi lart bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, në mënyrë të veçantë mes organeve policore dhe e inkurajoi Ministrin Bushati që qeveria të vijojë me ritmin dhe dinamikën e reformave. Vijimësia në arritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do ta bëjë të natyrshme mbështetjen për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, theksoi ai.

Ministrat biseduan lidhur edhe me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve duke pasur parasysh se Holanda është investitori i dytë më i madh në Shqipëri. Ministri Bushati foli për paketat stimuluese të qeverisë për rritjen e investimeve në vend dhe i kërkoi homologut holandez shtimin e kontakteve mes strukturave shtetërore dhe operatorëve ekonomikë privatë.

Na duhet të bëjmë me shumë dhe bashkërisht, theksoi Bushati, për të përmirësuar perceptimin publik për vendet e rajonit tonë në shoqëritë perëndimore, përfshirë Holandën.​

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përmbytjet, Veliaj ironizon Berishën: Një politikan i moçëm gënjeu për ca vota
Previous article Arsenal armësh dhe drogë mes shkurreve në Memaliaj, kur shkon policia…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT