• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
80 VJETORI I NDARJES NGA JETA/ Mbahet simpozium për atdhetarin Refik Toptani
Home
Kulturë

80 VJETORI I NDARJES NGA JETA/ Mbahet simpozium për atdhetarin Refik Toptani

25 November, 2018 k.autor Kulturë

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua simpoziumi për patriotin e shquar, Refik Sermedin bej Toptani, me rastin e 80-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Të pranishëm në këtë event ishin pasardhësit e familjes Toptani, studiues dhe miq të familjes.
Në këtë event, i ftuar nderi ishte edhe kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj, i cili shprehu kënaqësinë e veçantë që ishte pjesë e këtij simpoziumi, organizuar nga familja e Petrit Toptanit, me rastin e 80-vjetorit të ndarjes nga jeta të atdhetarit të shquar, të luftëtarit të paepur për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë, “Nderit të Kombit” Refik Toptani.
Tafaj tha se ky simpozium merr vlera të veçanta nga fakti se përkon me 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, ku u vendos përfundimisht për alfabetin e sotëm të gjuhës shqipe, ku një nga pjesëmarrësit më aktivë në punimet kongresit, ishte pikërisht atdhetari Refik Toptani.
Konsideratat për të u shprehën edhe për pjesëmarrjen në ngritjen e flamurit në Tiranë, ku padyshim një nga nismëtarët kryesorë në realizimin e atij akti historik, ishte sërish po ky bir i Tiranës, që gjithë jetën dhe energjinë e tij të pashtershme ia kushtoi lirisë, zhvillimit e përparimit të atdheut.
Ndër të tjera kreu i Shoqatës Tirana, theksoi se shoqata që ai drejton në krye të herës që kur ka nisur rrugëtimin e saj, është përkujdesur që emrat si Seremedin Seid Toptani,  Murat Toptani etj., si dhe të atdhetarëve dhe bashkëqytetarëve tiranas t’i ketë në një vëmendje të veçantë. Me mbiemrin Topani janë emëruar një sërë rrugësh në kryeqytet.
Refik Toptani lindi në Arabi në vitin 1870. Ai u rrit në një familje patriotike.
Refik Toptani ishte vëllai i poetit, skulptorit Murat Toptani, një figurë shumëdimensionale e Rilindjes sonë Kombëtare.
Ai ishte i biri i Seit Sermedin Toptanit, një prej personaliteteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili në rininë e tij, kur ishte student mori pjesë në ngritjen e flamurit pas Revolucionit Francez, në vitin 1845.
Gjatë lëvizjes për Pavarësi, dy pinjollë të familjes fisnike, Refik e Hamit Toptani, bashkë me disa përfaqësues të familjeve të tjera tiranase iu bashkuan projektit të Ismail bej Vlorës për lindjen e shtetit shqiptar dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar në Tiranë, plot 106 vite më parë, kur forcat serbe po i drejtoheshin Krujës, Durrësit dhe Tiranës.
Veprimtaria patriotike e Refik Toptanit ishte edhe më e hershme, pasi ai ishte një nga delegatët e Kongresit të Manastirit në nëntorin e vitit 1908, ku u vendos për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAYNA DHE ZAIMINA VASJARI NË BASHKËPUNIM? Këngëtarja zbulon planet e reja (FOTO)
Previous article POLICIA BËN KËRDINË/ Pezullon 21 patenta, e pësojnë 2 të rinj

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT