Fundjava vazhdon të mos neglizhohet nga Policia Rrugore e Tiranës e cila ka qenë në gatishmëri gjatë natës së kaluar duke mbajtur në vëzhgim drejtuesit e makinave.
Gjatë natës së kaluar policia ka pezulluar 21 patenta, ndërsa i ka vënë prangat një 25-vjeçari që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Në Selitë para pak minutash u arrestua drejtuesi i mjetit shtetasi D.A, 25 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur ku testi i parë i doli 0.72 mg/l dhe testi i dytë 0.74 mg/l.
21 patenta të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Alkooli në timon vret jetën.
Ndërkohë një tjetër shofer është kapur me shpejtësi tej normave, me 169 km në orë.
“Në 🛣 Tiranë-Durrës-Tiranë me🚔🚓 të kryeqytetit, për të parandaluar aksidentet rrugore të shkaktuara si pasojë e shpejtësise tej normave të lejuara.
Mos 🚀 të arrish 🚑.
Qarkullo me shpejtesi brenda limiteve te lejuara, respekto sinjalistikën rrugore që të shkosh në 🏡 i sigurt, e jo të shkosh pa patentën apo më keq akoma patenta pa ty.
169 km/h, 21 vjeçari nga Korça ✈ për të arritur ahengun. E pa pranueshme veprimi dhe justifikimi”, deklaron policia.
Ne 🛣 Tirane-Durres-Tirane me🚔🚓 te kryeqytetit, per te parandaluar aksidentet rrugore te shkaktuara si pasoje e shpejtesise tej normave te lejuara.Mos 🚀 të arrish 🚑. Qarkullo me shpejtesi brenda limiteve te lejuara, respekto sinjalistiken rrugore qe te shkosh ne 🏡 i sigurt, e jo te shkosh pa patenten apo me keq akoma patenta pa ty.169 km/h, 21 vjeçari nga Korça ✈ per te arritur ahengun. E pa pranueshme veprimi dhe justifikimi.🚔🚓✍ gjate oreve te fundit 18 patenta te pezulluara per shpejtesi ✈#udhetoisigurt
Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 24. November 2018


