• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Poezia e Rita Petros që fton në inçest vëllain, shpërthen gazetari: Përdhosje e konceptit të familjes
Home
Libri

Poezia e Rita Petros që fton në inçest vëllain, shpërthen gazetari: Përdhosje e konceptit të familjes

5 December, 2017 Redaktor2 Kulturë, Libri

Poezia e Rita Petros “Mallkimi i parë”, e cila  në rreshta zbulon fraza erotike të fantazisë së një motre dedikuar vëllait të saj ka ndezur debat në rrjetet sociale. Poezia nis me një veprim konkret sikundër është përqafimi vëllazëror dhe përfundon me pasthirrmë:” Vëllai im, unë dua të kryej incest me ty’’.

Referuar kësaj poezie “tronditëse” në kuptimin social dhe jo vetëm  ka reaguar me një shkrim të gjatë edhe gazetari Denis Dyrnjaja.

Statusi i plotë:

Neveris çdo predikim inçesti!

Në rrjetet sociale po bën xhiro një poezi e Rita Petros që predikon inçestin mes motrës dhe vëllait. Këtë deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur. Askujt nuk i ndalohet liria për të menduar, shprehur e fantazuar, por duhet të funksionojë një kundravalvul etike dhe logjike që duhet të mos i lejojë këto sofizma të shërbejnë as si shembuj dhe as si referencë publike. Dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti.Kjo do të thotë t’i shndërrosh dhe konceptosh familjet si tribu me orgji inçestuale.

Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjeshtë një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet.”

Poezia e Rita Petros:

MALLKIMI I PARË

Zoti im, ATI im

Cili është ai mashkull

Aq i bukur

Që po vjen te unë

Sytë shigjeta-tinëzare

Drejt në zemër

M’i ka ngulur?

Kur më prek

Me duart aq të buta

Lëkurën ma puçrron…

Pse kur më puth në qafë

Drithëroj e tëra

Njomem atje poshtë?

Buzët më hapen

E kërkojnë buzët e tij

Gjuha e tij e lëngësht

Gjuhën time do?

E kur kaq butësisht

Më përqafon

Ndiej në bark

Të ngjeshur

Mikun e tij të fortë!

Qepe gojën, boll

Mjaft me këto dokrra

Ai është vëllai yt

E kjo që mendon

Është blasfemi!

Në ferr do të digjesh

Nëse shkon me të

Kurrë më për gratë

S’do kem mëshirë

E në jetë të jetëve

Do të vuajnë

Mallkimin tim!

Në djall vafsh ti, o Atë

Bashkë me vullnetin tënd!

Vëllai im

Unë dua të kryej incest me ty!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mandati i Llallës/ Ish-kryeprokurori Sollaku: Ka mbaruar, por ja ku qëndron problemi
Previous article BAMIRËSI/ Flinin në hekura të ndryshkura, këngëtari shqiptar dhuron krevate për fëmijët e kopshtit

Redaktor2

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT