Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbrëmje se shpreson që presidenti Meta të mos jetë viktimë e trazirës që ka përfshirë opozitën.
I pyetur nga gazetari Artan Hoxha në Report TV, Rama tha se :
“Uroj që presidenti realisht të ketë shqetësimin që ka shprehur dhe të mos jetë viktimë e trazirës psikologjike dhe morale të opozitës që mund të ktë influencën mbi të për të luajtur një rol destruktiv. Këtë s’dua ta besoj”.


