Ministri i Jashtem ka akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha se me marreveshjen e vitit 2009 eshte favorizuar hapur Greqia.
Bushati deklaroi se “nuk ka nje marreveshje. Kerkesa per autorizim per plotfuqishmeri te Presidenti, ne kemi depozituar nje draft-marreveshje.
Pas 10 vitesh Greqia riulet ne tryeze. Ne vitin 2009 Berisha beri nje marreveshje ne favorin e Greqise.
Jemi ulur me synimin per te arritur nje marrveshje te drejte. Vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte orientues, udherrefyes per ne, por jo i detyrueshem per palen greke.
Per palen greke e detyrueshme eshte e drejta nderkombetare.
Eurodeputetja e shpallur non-grata ka kerkuar sot qe ceshtja e minoritetit grek te diskutohej ne PArlament Europian por eshte votuar kunder.
Nuk behet fjale per sharjet ndaj qeverise, Ne kete rast behet fjale per cenim te interesave shteterore”.


