Ministria e Punëve të Jashtme greke ka reaguar për shpalljen non grata të 52 shtetasve grekë.
Përmes një deklarate, MPJ e Greqisë thotë se mbeten të përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, por të njëjtën gjë presin edhe nga fqinjët e tyre:
“Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe.
Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare.
Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, thuhet në deklaratë.


