Menjëherë pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta lidhur me dekretimin e Sandër Lleshit, Edi Rama ka lajmëruar se sapo ka rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Lleshit për Ministër të Brendshëm.
Rama në “Twitter”:
“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.”


