Presidenti Ilir Meta i ka quajtur amatorë të gjithë ata që mendojnë se në Kushtetutë është e shkruar se dekretimi i një ministri është një akt ceremonial.
“Anës ligjore pa dashur të jap leksione, amatorëve dhe diletantëve iu them që të lexojnë kushtetutën, akt ceremonial është vetëm betimi të presidenti. Kam një pyetje tjetër, a mundet që dekreti i presidentit të rrëzohet në Kuvend, se as kjo nuk shprehet në asnjë moment në mënyrë eksplicite në Kushtetutë”, u shpreh Meta.


