Lulzim Basha është pritur sot në Korçë me një dyshek e një mbishkrim që shkruante: Fli sa të duash!
Ndonëse autorët janë ende “anonim”, foto qarkulloi shpejt në rrjet dhe mund të thuhet se qëllimi u arrit.
Rastet kur Basha është vënë në lojë nuk janë të pakta teksa veçojmë dy prej të cilave kanë bërë edhe bujë.
“Fatkeqëisht” njëra është ku ai fle sërish (hobi i dytë), teksa tjetra është në profesionin e kohës së lirë, atë të kameramanit.
Basha pritet në Korçë me dyshek: Fli sa të duash!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku zhvilloi disa takime me fermerët dhe strukturat e PD-së.
Korçarët i rezervuan Bashës një surprizë të pakëndshme, pasi në pedonalen e qytetit, i kishin vendosur një dyshek.
Në dyshek shkruhej “Dyshek për Lulin. Fli sa të duash artist”
Një spot ironik i PS për gjumin katërvjecar të Lulzim Bashës
Partia Socialiste ka hedhur në trasmetim një spot ironik për katër vitet e Lulzim Bashës në Bashki.
Në spot shikohet Basha duke fjetur në një kolltuk shoqëruar me gërrhima dhe zhurma të pakontrolluara dhe i pashqetësuar për qytetin.
Spoti është hedhur në trasmetim sot gjatë trasmetimit të finales së Champions Leage.
Lulzim Basha ose “kameramani”
Lulzim Basha është shfaqur në një moment të pazakontë.
Në videon e mëposhtme, ai shihet si kamaeraman.
Ndoshta pas eksperiencës me “Babalen”, ai do të bënte mirë t’i futej një tjetër rruge, pasi me politikën në fakt nuk është se po i ecën shumë.
Përgatiti: AlpeNews.al




