Kur sot skadonte afati, Presidenti Ilir Meta ka vendosur mos të dekretojë Sandër Lleshin, në postin e
ministrit të ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.
Është hera e parë në historinë e demokracisë në Shqipëri, që një President nuk dekreton një ministër.
Siç thuhet edhe në njoftimin e Presidencës, duket se Meta nuk ka “krijuar bindje të plotë” mbi kandidaturën e Sandër Lleshit, propozuar nga kryeministri Rama një javë më parë.
Kujtojmë se pikërisht sot, në limitet e afatit Meta e ka pritur Sandër Lleshin në zyrën e tij.
Çfarë bisedoi Meta me Sandër Lleshin në zyrën e kreut të shtetit para se të mos e dekretonte si ministër të brendshëm?!
/AlpeNews.al


