• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I EKSTREMISTIT/ Artan Hoxha: Kaçifa s’ishte i vetëm, ka nisur një hetim i padrejtë mbi RENEA-n
Home
Sociale

EKZEKUTIMI I EKSTREMISTIT/ Artan Hoxha: Kaçifa s’ishte i vetëm, ka nisur një hetim i padrejtë mbi RENEA-n

29 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gazetari investigativ  Artan Hoxha, ka thënë në studion e lajmeve në Report Tv, se ekstremisti grek që  u vra në Bularat të Gjirokastrës, nuk ka vepruar i vetëm. Hoxha ka thënë se ai ishte një profesionist në qitje, dhe se është ndihmuar nga të tjerë persona të armatosur.

“Ai iu përgjigj RENEA-s me zjarr. Ai s’ishte amator. Ai ishte profesionist. Ai godiste me precision. RENEA u përpoq të kishte distancë të mjaftueshme me të. Personi në fjalë tentoi të arratisej. Forcat Speciale u përpoqën t’a pengonin. S’ishte vetëm. Por kur panë RENEA-n, dronët dhe helikopteërët u trembën. Ka qenë skenar, sepse ai s’veproi i vetëm.

Kur i shihte syri rrezik vepronte. S’ishte fshatar i thjeshtë. Askujt s’i bëhet qejfi për jetën e një njeriu, por askush se dinte çfarë do ndodhte. Nuk dihej nëse do ndihmohej sërish nga persona të armatosura. Në pamundësi të negociatave dhe të një zgjidhjeje tjetër, Forcat Speciale e neutralizuan. Ai u ndihmua nga të tjerë. Ku janë të tjerët që hynë në Shqipëri me Kaçifën?”

Gazetari ka zbuluar se ka nisur tashmë një hetim për veprimet e Forcave RENEA për veprimet e tyre gjatë operacionit për arrestimin e Kaçifës.

Forcat Speciale janë vënë nën hetim padrejtësisht. Kemi të bëjmë me një qytetar të armatosur. Kemi të bëjmë me një qytetar të armatosur që ka qëlluar mbi policinë, iu bën rezistencë thirrjeve për t’u dorëzuar. Ka vazhduar të shkëmbejë zjarr me forcat tona speciale. Janë bërë të gjitha përpjekjet për t’a kapur. Por në asnjë moment, ai s’ka pranuar të dorëzohet.

Hoxha ka folur edhe për reagimin e banorëve të Bularatit, pas ngjarjes, të cilët e kanë quajtur të padrejtë ekzekutimin e Kaçifas.

Gazetari ka thënë se deklaratat e tyre janë të varura nga pensionet që marrin nga shteti grek.

Bëra një reagim ku kujtova edhe historinë. Ku iu referova këtyre organizatave terroriste. Kanë qenë banorët e Bularatit që kanë njoftuar policinë. Sot janë të detyruar të flasin kundër policisë, për shkak të pensioneve.

Gazetari ka zbuluar edhe kërcënimet që ka marrë nga ekstremistë grekë, por edhe për vëmendjen që mediet e shtetit fqinj i kanë kushtuar deklaratës së tij. Hoxha thotë se me kërcënimet është mësuar, pasi edhe më herët ka qenë person “non grata” në Greqi.

Unë kam bërë një dokumentar për RENEA-n, që do të publikohet shumë shpejt. Ata kanë përdorur këtë foto që është pjesë e dokumentarit, për shkak të ndalimit që ata kanë për të mos nxjerrë fytyrën e tyre.

 Mediet greke, më vjen keq, bashkë me disa serioze kanë transformuar ngjarjen. Sot më kanë sulmuar, ndërkohë që në të shkuarën ne kemi bashkëpunuar me ta. Ideja është që Greqia bëhet sërish problem, megjithëse unë kam qenë Non-grata për ndërtimin e objekteve të kultit në Greqi, deri në vitin 2012. Nga viti 2012 e deri verën e këtij viti kam hyrë lirisht. Unë jam mësuar me këtë punë, normale që ndihem i kërcënuar. S’jam marrë shumë me mesazhe. Ato janë pjesë e lojës, ata merren me këto gjëra për të intimiduar. Atyre iu intereson agravimi i situatës. Ai s’u vra se po mbillte misër. Çështja që ka të bëjë me territorin shqiptar janë krejt tjetër gjë. Çdo ultra-ancionalist grek dhe shovinist, ta ketë parasysh. S’do kuptojnë pa marrë përgjigjie. Ashtu siç ndodh ndaj çdo shqiptari. Kanë vrarë brenda burgjeve greke! Kanë vrarë një shqiptar pas ndeshjes. Duhet t’a ndajmë trajtimin e një ngjarjeje kriminale, nga një ngjarje tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ BALE rikthehet në ANGLI, zbulohet SUPER klubi që ka arritur...
Previous article U PËRLOTËN LIVE NË EMISION/ Nga Blendi Fevziu tek Ilda Bejleri. Çfarë ndodhi me VIPAT (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT