Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Gjirokastër ku një 35 vjeçar i minoritetit grek qëlloi mbi policinë, e më pas RENEA qëlloi mbi të duke e lënë kështu të vdekur.
Siç edhe policia e shtetit e shpjegoi më vonë, 35 vjeçari kishte qëlluar 30 herë mbi ta duke mos i lënë mundësi tjetër.
Si mëposhtë rastet kur RENEA ka qëlluar për vdekje.
Çfarë ndodhi sot:
Forcat speciale RENEA kanë vrarë 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifa, i cili sulmoi me armë policinë ditën e sotme në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër.
Mes tij dhe forcave speciale ka pasur shkëmbim të ashpër zjarri, duke u rrezikuar seriozisht edhe jeta e efektivëve të RENEA-s.
Kjo ndikohej edhe për shkak të terrenit të vështirë malor, ku mundësia e mbrojtjes së uniformave blu ishte e ulët. Forcat RENEA intensifikuan shkëmbimin e zjarrit ndaj 35-vjeçarit, duke e lënë të vrarë.
Petrit Dushi, i shumë kërkuari që ekzekutoi RENEA
Dushi ka bërë rezistencë dhe i është kundërpërgjigjur me armë policisë që e kishte rrethuar.
Pikërisht gjatë përplasjes me armë ai ka mbetur i vdekur.
Petrit Dushi, konsiderohej si një ndër 50 personat më të kërkuar të Interpolit ndërsa kishte kryer një prej krimeve më të rënda që mbante dhe mban mend zona e lindjes së tij.
Ai akuzohet se ka vrarë me thikë një bashkëfshatarin e tij ne ’96 dhe më pas kishte marrë arratinë, duke kryer vrasjen e dytë pas 17 vitesh të personit që e strehoi dhe e fshehu prej policisë. Viktima e dytë është Mark Jaku, kushëri me autorin.
RENEA qëllon për vdekje vrasësin e komandantit të policisë në Shkodër
Pas 12 orë rrethim nga forcat RENEA, është qëlluar për vdekje autori i vrasjes së komandantit të FNSH-së Simon Gjeta, pasi ka refuzuar të dorëzohej duke u kundërpërgjigjur me armë.
RENEA ka qëlluar drejt 56-vjeçarit, Ruzhdi Arishta duke e lënë atë të pajetë.
Gjatë gjithë natës, RENEA ka mbajtur nën rrethim autorin e vrasjes, por ai në mënyrë të vazhdueshme ka hapur zjarr në drejtim të tyre duke mos ju bindur thirrje për dorëzim.
Forcat speciale kanë përdorur gaz lotsjellës , tymuese e strune dhe i kanë bërë thirrje të dorëzohet.
Në momentin e ndërhyrjes në banesë, autori i krimit ishte fshehur në aneks të banesës dhe ka hapur zjarr me breshëri ndaj forcave RENEA.
Efektivat i janë kundërpërgjigjur ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë autori i krimit.
Renea qëllon 20-vjeçarin nga Lezha
I riu u rrethua në Gjorm të Lezhës, pasi kishte plagosur në një postbllok efektivin e policisë, Nikolin Gjergji.
20-vjeçari u plagos në këmbë, ndërsa është transportuar në spitalin e Traumës, ndërkaq më poshtë keni pamjet nga aksioni, ku ka marrë pjesë edhe RENEA.
/AlpeNews.al





