• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I EKSTREMISTIT GREK/ Flasin banorët e Bularatit: Kaçifa na provokonte, e mbushi fshatin me flamuj grek
Home
Sociale

EKZEKUTIMI I EKSTREMISTIT GREK/ Flasin banorët e Bularatit: Kaçifa na provokonte, e mbushi fshatin me flamuj grek

28 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kostandinos Kaçifas ka mbetur i vrarë gjatë ditës së sotme gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat RENEA. 35-vjeçari nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar dhe u kundërpërgjigj ndaj efektivëve duke shtirë me armë zjarri.

Ai kishte lindur në Bularat dhe ishte banues në Athinë, ndërkohë që kishte rreth një javë që kishte mbërritur në Shqipëri.

Në Bularat rreth orës 10:00 po zhvillohej një aktivitet me rastin e festës së ushtarëve të vrarë grekë (Festë Kombëtare e Greqisë).

Kanë qenë banorët e fshatit që kanë njoftuar policinë për ngacmimet e vazhdueshme që i bënte Kaçifaj.

Sipas informacioneve ai e kishte mbushur qendrën me flamuj grekë dhe provokonte vazhdimisht njerëzit.

Kur policia i është afruar, 35-vjeçari ka shtirë ndaj tyre.

Burimi deklaron për JOQ:

Përshëndetje JOQ! Sapo fola me një të afërm që jeton në afërsi të Bularatit dhe sipas tij kanë qenë banorët e fshatit që kanë thirrur policinë mbasi ky kishte mbushur qëndrën e fshatit me flamuj grekë dhe provokonte në vazhdimësi njerëzit… Në momentin që është afruar policia ky pastaj i ka qëlluar dhe vazhdimin e dini…”

Kaçifas ishte një ekstremist grek me bindje radikale, që e kishte planifikuar sulmin ndaj policisë shqiptare këtë 28 tetor e në këtë mënyrë “t’i çonte një mesazh” Tsiprasit dhe Ramës.

Policia u nis drejt qendrës së fshatit dhe sapo ai i vuri re, nisi të qëllonte drejt tyre me automatik duke i rrezikuar jetën.

Fatmirësisht plumbat nuk prekën asnjë prej efektivëve, por një prej makinave të policisë.

Më pas Kaçifaj mundi të arratisej dhe u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat RENEA, të cilëve refuzoi t’u dorëzohej.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka plot mesazhe ku bën thirrje për rezistencë të grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan “vorio-epiriotë”. /JOQ.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHMONË UNIKAL/ Mourinho e refuzoi, Ibrahimoviç i përgjigjet siç vetëm ai di
Previous article “ËSHTË E KATËRTA JAVË QË PO TURPËROHEMI”/ Ardit Gjebrea gati për të ndërprerë emisionin pas problemeve në skenë

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT