RENEA ekzekuton me armë gjatë shkëmbimit të zjarrit ekstremistin grek Konstantinos Kacifa. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë dhe terrorizoi qytetin e Gjirokastrës për më shumë se 5 orë. 35-vjeçari pas lokalizimit nga policia në Bularat nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve, në këtë moment RENEA e ka ekzekutuar duke e qëlluar në kokë dhe në gjoks.
Fjalët e fundit të grekut
Konstantinos Kacifa ka hyrë në Shqipëri ne date 2 tetor, ndërsa në ditët e fundit kishte vendosur disa flamuj grek në fshatin Bularat. Ai kishte paralajmëruar në Facebook, sulmin ndaj Policisë pasi bënte thirrje kundër shqiptarëve. Nga një vëzhgim në profilin e tij në Facebook, i riu grek shfaqet radikal në qëndrimin e tij ndaj shtetit shqiptar ndërsa kishte disa mesazhe ekstremiste. Ndër të tjera ai shkruante ‘Grek ose vdekje!’, ndërsa sot u vra nga RENEA. Mesohet se fjalët e fundit të grekut, para se të vritej nga RENEA kanë qenë; Rroftë Greqia, rroftë helenizmi.


