Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë pas dhunës së vazhdueshme ndaj bashkëshortës së tij. Siç shkruajnë mediat italiane, 40 vjeçari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur keqtrajtonte dhe dhunonte prej kohësh bashkëshorten madje, edhe para tre fëmijëve të mitur. Tortura e gruas niste me shuplaka, goditje me shishe deri në kërcënime për vdekje. Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur edhe një pistoletë, motiv që ka shtyer gruan ta denonconte bashkëshortin në polici.
Gjatë rrëfimit të saj para policisë, ajo zbulon se dhuna ndaj saj ka nisur që në fejesë, fillimisht në forma psikologjike, më vonë duke e dhunuar fizikisht.


