• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E TREFISHTË NË MAT/ Autori tenton vetëvrasjen, ngjarja në qeli që u mbajt…
Home
Breaking News

MASAKRA E TREFISHTË NË MAT/ Autori tenton vetëvrasjen, ngjarja në qeli që u mbajt…

27 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autori i vrasjes së trefishtë në Mat ka tentuar t’i japë fund jetës në ambientet e burgut të sigurisë së lartë të Burrelit.

Kujtim Koxha është transferuar në këtë institucion, pasi Gjykata e këtij rrethi vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ngjarja ku 54-vjeçari tentoi vetëvrasjen mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së martës, por është mbajtur sekret nga zyrtarët e këtij institucioni. Vetëm një ditë pas krimit të kryer në fshatin Shëlli të zonës së Macukullit, Koxha ka shfaqur shenja pendese dhe çekuilibri mendor. Këtë ai e tregoi edhe gjatë masës së sigurisë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat. Specialistë të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në Burgun e Burrelit, pohuan se 54-vjeçari ka kërkuar që të shkojë në tualet, por aty ai tentoi vetëflijimin nëpërmjet telave të korrentit.

“Koxha kërkoi të shkonte në tualet. Zbatuam me korrektësi të gjitha rregullat gjatë lëvizjes së tij nga qelia për në tualet. Jam befasuar kur e pashë që kishte shtrënguar një tel korrenti. Thirra me zë të lartë “lëshoje”. E lëshoi dhe për fat të mirë nuk pësoi gjë. Lajmërova eprorët për ngjarjen. Pas ardhjes së elektricistëve mësova se Kujtim Koxha kishte prekur telin nul, jo fazën”, ka pohuar gardiani i Burrelit para eprorëve të tij teksa ka raportuar ngjarjen.

Gardianë të Burgut të Burrelit saktësojnë se që prej datës 15 tetor 2018, autori i masakrës së Shëlliut në Njësinë Administrative Macukull ka shfaqur shenja çrregullimi mendor.

Ai nuk flet me askënd, del shumë pak në ajrim, ushqehet shumë pak. Të afërmit nuk e kanë takuar, por kjo dyshohet për shkak të zonës së largët ku ndodhet e shoqja, pasi kjo e fundit pas ngjarjes deklaroi për “Panorama” se nuk do ta braktiste të shoqin, pavarësisht krimit të rëndë që ka ndodhur.

Ndërkaq, fëmijët e Koxhës mësohet se jetojnë jashtë vendit. Pas tentativës për t’u vetëvrarë, gardianët kanë shtuar masat e ruajtjes së tij. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Po hetohet nëse linja elektrike është lënë në atë gjendje për shkak të neglizhencës nga punonjësit e institucionit apo të dënuarit kanë realizuar nxjerrjen e telave të korrentit në sipërfaqe.

Po hetohet gjithashtu administrata e këtij institucioni për moszbatim të rregullave brenda mjediseve të burgut. Prokurori ka pyetur edhe Koxhën, por ai ashtu si edhe në Gjykatë nuk ka pranuar të flasë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANCERI I GJIRIT/ Gratë dhe vajzat të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë ekzaminimin falas
Previous article KATEGORIA E PARË/ Vllaznia ndalet në Shënkoll, Besa kap kreun e grupit të saj

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT