Pak vite më parë kamera e Google kaloi edhe në Shqipëri duke dhënë një panoramë të qartë të rrugëve.
Por mes miliona fotove të bëra në vendin tonë, nuk mungojnë edhe ato humoristike.
Pas rastit të parë të evidentuar kur kishte fotografuar një sherr në një rrugë të periferisë së Tiranës, një tjetër foto pikante është zbuluar sëfundmi.
Tre meshkuj kanë kthyer kokën teksa një vajzë kalon në një rrugë pranë ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve. / Mapo


