Një aksident është shënuar pak më parë në afërsi të fshati Turan të Korçës, ku një makinë ka përplasur një biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur shtetasi që udhëtonte me biçikletë, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Burimet thanë se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt spitalit të Korçës.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia po heton për zbardhjen e tij.


