• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMET DHE “VOL-VO4″/ Truri i GRUPIT ende në kërkim. I nis hetimi i PASURISË (VIDEO)
Home
Breaking News

ARRESTIMET DHE “VOL-VO4″/ Truri i GRUPIT ende në kërkim. I nis hetimi i PASURISË (VIDEO)

24 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ai është ende në arrati por Drejtoria e Pastrimit të Parave e ngritur pranë task-forcës së “Forca e Ligjinët” në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin pasuror për Admir Hoxhën, i konsideruar si ideatorin e Laboratorit të përpunimit të heroines në Has. Hetimi pasuror nisi rreth një javë më parë, me urdhër të dy prokurorëve të çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Admir Hoxha është personi i cilësuar si “truri” i laboratorit të përpunimit të heroinës dhe kokainës, zbuluar pak ditë më parë në Has. Admir Hoxha vijon të mbetet një ndër të paktët persona të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vol-vo 4”.

Nga e enjtja e javës së kaluar biznesmeni i disa lokaleve dhe hotele në zonën e Rinasit rezulton në arrati. Admir Hoxha dyshohet se, ka krijuar kushtet për të realizuar megalaboratorin e përpunimit të heroinës, i pari në këto përmasa në vendin tonë të zbuluar nga policia.

Veprimi i parë që ka kryer departamenti i pastrimit të parave ndaj kreut te grupit që është në arrati, Admir Hoxha ka qenë kërkimi i informacionit nga bankat e nivelit të dytë në vendin tonë, nëpërmjet Njësisë së Inteligjencës Financiare, për të parë nëse ka para depozita parash në sistemin bankar shqiptar, por jo vetëm.

Gjithashtu edhe organi i akuzës së Krimeve të Rënda do të kalojë në sitën e ligjit “antimafia”, familjarët e Admir Hoxhës, ku do të shihet edhe aktiviteti i tyre tregtar e po kështu, pasuritë e paluajshtme të cilat sipas prokurorisë mund të kene rrjedhur nga ndonjë aktivitet i jashtëligjshëm.

Përveç biznesmenit Hoxhës, në kërkim janë edhe dy shtetas turq dhe një kosovar. Policia thekson se, ka prova të implikimi të tyre me anëtarë të familjes Avdyli me qendër në Shijak. Këta të fundit, sipas përgjimeve ishin garantuesit e blerjes së lëndës narkotike e llojit heroinë që më pas ia tregtonin disa grupeve të tjera kriminale në vend, si Lezhe, Fier dhe Sarandë.

Në total janë lëshuar 44 urdhër-arreste nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa janë arrestuar 27 prej tyre. Edhe anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal do t’i nënshtrohen po ashtu ligjit “antimafia”. Anëtarët e bandave, sipas hetimeve ka rezultuar se Heroina dhe kanabisit, dyshohet se i eksportohej kryesisht, në Gjermani, Itali, Holandë dhe Zvicër./abcnews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Reagon PSG, Napoli ndëshkohet prej një autogoli, Barça administron (VIDEO)
Previous article Nuk ndalet Juventusi/ PRENOTON sulmuesin e LIVERPOOL në merkaton e janarit

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT