• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPEROPERACIONI “VOL-VO4″/ Prokuroria kërkon BURG për 30 nga të arrestuarit (VIDEO)
Home
Breaking News

SUPEROPERACIONI “VOL-VO4″/ Prokuroria kërkon BURG për 30 nga të arrestuarit (VIDEO)

24 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për të marrë një vendim mbi fatin e 34 të arrestuarve në sajë të mega-operacionit “Vol-vo 4”, që u zhvillua gjatë fundjavës në 12 qarqe të vendit. Mësohet se të gjithë të arrestuarit nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest shtëpie’ për 3 nga të arrestuarit. Bëhet fjalë për Vlash Gazulin, Vasil Nikën dhe Luigj Palokën. Ndërkohë për motrën e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Mimoza Ndoka, është kërkuar ‘detyrim paraqitje’, ndërsa masën ‘arrest me burg’ për 30 të tjerët.

“BalkanWeb” raporti paradite se teksa zhvillohej seanca për ‘Avdylajt’ dhe pjesën tjetër të të arrestuarve të operacionit “Vol-vo 4”, një nga të pandehurve i ka rënë të fikët në sallë. Shtetasi Vlash Gazulli, rreth 74 vjeç i cili ka humbur ndjenjat duke rënë përtokë.

Menjëherë është thirrur ambulanca dhe të pandehurit i është dhënë ndihma e parë jashtë gjykatës. Emri i Vlash Gazullit ka dalë nga përgjimet e prokurorisë si një nga personat që ka përfituar prona në Ranën e Hedhun.

I Burgosuri

Ai akuzohet per falsikim dokumentesh në kuadër të grupit kriminal dhe për tjetërsim pronash.

Gjevi Ndoka (vëllai i Arben Ndokës) ka bërë të mundur të sigurojë akte të marrjes së tokës në pronësi në emër të shtetasve Kol Lleshi, Vlash Gazulli, Zef Ndoka, të cilat mbajnë data fiktive për periudhën e përpilimit dhe lëshimit të dokumenteve dhe pasi kanë plotësuar praktikat përkatëse me dokumente të falsifikuara, me ndihmën e personave të tjerë punonjës në ZVRPP, kanë arritur të regjistrojnë pasuri në sipërfaqe të konsiderueshme në emër të tyre dhe personave të tjerë dhe më pas i kanë tjetërsuar, duke bërë shitje dhe blerje fiktive, pranë zyrave noteriale te noterët, shtetasi Emanuel Gjura dhe punonjësi i kësaj zyre shtetasi Zef Lazri etj.

Gjatë operacionit “Vol-vo 4”, janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.

Të arrestuarit:
1. Hajri Seferi
2. Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)
3. Shkwlqim Avdyli
4. Astrit Avdyli ( alias Sulejmani)
5. Saimir Gjepali
6. Altin Avdyli
7. Jasin Avdyli
8. Fatos Llaftiu
9. Denis Llaftiu
10. Esat Mehmeti
11. Saimir Sulejmani
12. Elis Guri
13. Ilirjan Prifti
14. Petro Kuci ( alias Abedin Kuci )

15. Bledar Koci
16. Ardit Gjyriqi
17. Elton Shehaj
18. Armand Spiro
19. Arben Cuko
20. Artur Balla
21. Arben Ndoka
22. Gjevi Ndoka ( alias Xhevair)
23. Bledi Ndokaj
24. Lule Zeneli
25. Luigj Paloka
26. Kol Lleshi
27. Vlash Gazulli
28. Zef Ndoka
29. Mimoza Ndoka
30. Paulin Simoni
31. Vasil Nika
32. Genc Zeneli
33. Marjeta Perskura
34. Zef Lazri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSKLUZIVE/ Linda Rei zbulon të vërtetat dhe detajet e jetës private: Nga "DHIA" Xhensila Pere, tek Albi Nako
Previous article "MË NË FUND NJË DJALË"/ Rama jep lajmin e mirë: Aprovohet financimi i Bypass-it të Fierit dhe Vlorës

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

NDRYSHIME NË QEVERI/ Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal Breaking News

NDRYSHIME NË QEVERI/ Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal

U KALLËZUA NGA ISH-ORTAKU SE FSHEHU DHE PASTROI 1.5 MILIONË EURO/ Deputeti demokrat Luan Baçi merret nën hetim nga SPAK Aktualitet

U KALLËZUA NGA ISH-ORTAKU SE FSHEHU DHE PASTROI 1.5 MILIONË EURO/ Deputeti demokrat Luan Baçi merret nën hetim nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT