Në prangat e policisë kanë rënë dy banda të rrezikshme që vidhnin shtëpitë dhe bizhuteritë në Atikë dhe rajone të tjera të Greqisë.
Një prej dy bandave kishte përhapur terror, në banorët e shtëpive që i torturimin dhe abuzonin me viktimat e pambrojtura, si dhe ishte përpjekur të vriste policë.
Shtatë anëtarët e njërës bandë u arrestuan të shtunën e kaluar, në një shtëpi që sapo e kishin shpërthyer, ndërsa një grua dhe bashkëpunëtorë të tjerë ende janë duke u kërkuar nga policia. Veprimtaria e tyre përfshinte 10 plaçkitje dhe 18 vjedhje, ndërsa mësohet se ata kishin provuar dy herë që ti kundërpërgjigjeshin me armë policisë DIAS që po i ndiqte.
Banda, e cila vepronte prej një viti, hynte papritmas në shtëpi nga ndonjë derë ose dritare e hapur. Nëse pronarët ishin brenda, ata i rrihnin brutalisht me qëllim për për t’i zbuluar nëse kishin para dhe gjëra me vlerë. Në një rast ata abuzuan seksualisht me viktimën e tyre të re.
Kryesori i bandës është një i arratisur 33 vjeçar shqiptar nga burgu i Tirynthas, i cili zgjidhte objektivat. Anëtarët e bandës madje mbanin maskë silikoni për të hyrë pa u identifikuar në banesat që vidhnin.
Në përgjithësi, vlera e vjedhjes se fundit në dyqane bizhuterishë vlerësohet në 800,000 euro.a


