• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMET DHE “VOL-VO 4″/ “Mëkatet” e TRE policëve të lidhur me trafikantët
Home
Breaking News

ARRESTIMET DHE “VOL-VO 4″/ “Mëkatet” e TRE policëve të lidhur me trafikantët

23 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre policët e arrestuar gjatë operacionit “Vol-Vo 4” dyshohet se ndihmonin trafikantë droge apo persona të kërkuar në aktivitetet e tyre kriminale.

Hetimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda ndaj 4 grupeve kriminale të goditura nga operacioni “Vol-Vo 4” ka futur në grackë edhe 3 punonjës policie. Ata kanë rënë pre e përgjimeve teksa mbanin kontakte me personat e dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës brenda dhe jashtë vendit.

ABC News ka siguruar një kopje të dosjes gjyqësore, ku zbardhen “mëkatet” e secilit prej policëve të arrestuar. Sipas prokurorisë, Bledar Koçi, efektiv i Policisë së Fierit ka ndihmuar Hajri Seferin, i cili për prokurorinë ishte një “urë” lidhesë mes grupeve kriminale.

Në një bisedë të përgjuar në Korrik 2018 polici Koçi i tregon atij se i ka paguar disa gjoba të automjetit. Por nuk ishte vetëm kaq, pasi ai “shiste” punën e kolegëve të tij. Ka të dhëna, shprehet prokuroria, se personi në fjalë, duke pasur informacioin për shkak të detyrës, mban të informuar për lëvizjet e organeve hetimore Hajri Seferin dhe anëtarë të grupit të tij.

Kjo ndihmë ka kulmuar kur polici ka vënë në dijeni Seferin se në automjetin e tij policia kishte vendosur një pajise audio-lokalizuese GPS. Për këtë shkak mbi Bledar Koçin rëndojnë një sërë veprash penale, përfshi “grupi i strukturuar kriminal”.

Jo më pak i përfshirë në aktivitet kriminal, sipas prokurorisë, rezulton edhe polici i arrestuar Ardit Gjyriqi. Duke qenë punonjës në pikëkalimin kufitar të Morinës, ai ka bërë të mundur kalimin në kufi të personave me precedentë kriminale me apo pa të drejtë hyrjeje në territorin shqiptar. Ai është akuzuar për “shpërdorim të detyrës” dhe “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal”.

Ndërsa polici tjetër i arrestuar, Jasin Abdul, efektiv në Sarandë akuzohet për “shpërdorim të detyrës”. Gjatë hetimit ai është përgjuar teksa komunikonte me disa persona që po përgatisnin një dërgesë droge drejt Greqisë. Sipas prokurorisë, ai komunikonte vazhdimisht dhe i informonte për lëvizjet e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Kryej seks prej 6 vitesh por refuzon të fillojë lidhje dashurie me mua"/ Rrëfimi i 26 vjeçares
Previous article LIVE/ Ronaldo kundër Murinjos, në Manchester premtohet vetëm… spektakël

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT