Prej disa ditësh, në Greqi flitet për një listë gazetarësh e politikanësh shqiptarë, që paguhen në mënyrë të fshehtë nga ana e shtetit grek.
Lajm i cili ka bërë bujë të madhe, nga disa është quajtur i pavërtetë e i sajuar nga mediat e të tjerë të përfshirë në listë kanë zgjedhur të mos reagojnë.
Ndryshe nga ata vetë, rrjeti ka “shpërthyer” në meme të shumta ku ironia arrin në nivel krejt tjetër.
Më e fundit, është një video e një nga faqeve më të njohura, ku Shpëtim Idrizi “drejton” skuadrën e tij se si tradhëtojnë Shqipërinë.
Pas tij, shfaqen dhe disa nga emrat e përfolur si pjesë e listës së “zezë”.
/AlpeNews.al


