• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JU E KENI BO KËTË…”/ Hetimi për DROGË zbuloi mafien e tokave në Lezhë, sherr në familjen e Arben Ndokës
Home
Breaking News

“JU E KENI BO KËTË…”/ Hetimi për DROGË zbuloi mafien e tokave në Lezhë, sherr në familjen e Arben Ndokës

22 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hetimi Gjevi Ndokës vëllait të ish deputetit Arben Ndoka për trafik droge rezulton se ka zbuluar dhe aferën e falsifikimit të dokumentave zyrtare dhe tjetërsimin e pronave në qarkun e lezhës dhe zonën turistike rana e hedhun. Sipas Prokurorisë, Gjevi Ndoka, në periudhën pas 2013 ka qenë pjesëtarë i stafit të Prefekturës Lezhë. Si pjesë e kësaj administrare, thotë Prokuroria, ai ka krijuar lidhje me shumë zyrtarë lokal përfshirë ata të hipotekës dhe ata të ALUIZNI-t si dhe noterë.

Gjevi Noka sipas hetimeve, përgjimeve dhe transkripteve rezulton se në bashkëpunim me persona të tjerë duke falsifikuar dokumenta përfitojnë toka shtetërore duke i kthyer në prona të tyre apo tek persona të afërt. Gjevi Ndoka nis operacionin e tij të tjetërsimit të pronave duke kërkuar nga një person me profesion Topograf foto dhe filmime të hartave të pronave në atë zonë për të kuptuar nëse kanë apo jo ndërhyrje apo pronar.

Zona ku operonte grupi kriminal i drejtuar nga Gjevi njohur dhe si Xhevahir Ndoka ishin pronat në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rencit. Për herë të parë emri i ish-deputetit Arben Ndoka del pasi ai thirret nga policia lokale për një sqarim në lidhje me një hetim që po bëhej për tjetërsimin e pronave që sipas dosjes rezulton se janë përdorur edhe për ndërtime pallatesh.

Në praktikën nr 1018 e 13 korrikut 2015 të sekuestruar nga krimet e rënda rezulton se Arben Ndoka sëbashku me vëllain e tij gjevi dhe familjarë të tjerë ndërhyjnë tek zyrtarë lokal duke i korruptuar apo santazhuar duke përfituar toka kryesisht në bregdet. Gjatë përgjimeve hetuesit kanë zbuluar një konflikt të rëndë të nsiur në familjen Ndoka për një pronë 4500 afro 5000 m2 defacto me pronar Arben Ndokën.

Por kur Arben Ndoka ka kryer verifikime ka rezultuar se kjo pronë nga familajrët e tij s’kishte kaluar në pronësi të ish-deputetit Arben Ndoka por ka kaluar në emër të dhëndrit të Sandër Ndokës vëllait të ndjerë të ish-deputetit. E pikërisht ky veprim sipas hetuesve ka sjell një konflikt ku ish-deputeti ka kërkuar që kjo tokë t’i hiqej dhëndrit të vëllait të tij e të rikthehej sërish në pronë shtet e më pas ai e dinte vetë si do vepronte për të fituar pronësinë.

Për këtë padrejtësi dhe shkelje të rregullave “kanunore” Arben Ndoka ka kërkuar llogari dhe zyrtarëve lokal si atyre në hipotek dhe pranë zyrës së pronave.
Në një nga përgjimet e Prokurorisë rezulton se Arben Ndoka i drejtohet të vëllait të tij Gjevi me fjalët “E keni bo, e o gabim i madh ky, e ka bo. O bo ky, se ju e keni bo, nuk e bona unë”.

Kur ish-deputetit ka zbuluar tjetërsimin e pronës së tij tek dhëndri i vëllait dhe kur ai ka parë se toka ishte një pjesë në det dhe një pjesë ranishte sipas Prokurorisë ai ka hequr dorë duke deklaruar se nuk e merrte më pronën dhe do e rregullonte ai këtë punë.

Aktualisht për tjetërsimin e pronave në Qarkun e Lezhës janë mbi 15 të arrestuar ndërsa avokati i Arben Ndokës në një reagim për Report Tv shprehet se klienti i tij s’ka pasur kurrë firmë e vulë në shtet për të tjetërsuar prona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË PASME BOMBASTIKE"/ Linda Rei publikon foton NUDO mbi krevat
Previous article NUK I LA VEND IMAGJINATËS/ Linda Rei publikon videon NUDO në dush

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT