• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I DROGËS DHE “VOLVO 4″/ Si ndërvepronin 4 grupet kriminale dhe roli i dy ish-deputetëve të PS
Home
Breaking News

LABORATORI I DROGËS DHE “VOLVO 4″/ Si ndërvepronin 4 grupet kriminale dhe roli i dy ish-deputetëve të PS

22 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pamjet e mëposhtme i përkasin momenteve të prangosjes së disa personave të përfshirë në trafik droge, në operacionin VOL-VO4 që angazhoi 1500 forca policore. 27 të arrestuarit dhe disa të tjerë të shpallur në kërkim janë pjesë e katër grupeve kriminale që vepronin në 12 qytete të vendit nga veriu në jug.

“Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë”, njoftuan zyrtarisht strukturat antikrim.

Hetimet  e Prokurorisë kanë zbuluar se të 4 grupet ndërvepronin me njeri-tjetrin edhe punonin të pavarur.

Fillimisht u zbulua një grup që operonte në prodhimin dhe trafikun e heroinës në zonën e Shijakut.

Ky grup dyshohet se me ndihmën e një biznesmeni me banim në Tiranë, kishte ngritur laboratorin e heroinës që u zbulua në fshatin Brenog të Hasit, ku u gjetën 182.5 kilogramë morfinë.

Në Has u arrestuan 5 persona, ndërsa u shpallën në kërkim 2 shtetas turq, 1 shqiptar nga Kosova dhe biznesmeni banues në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se për llogari të këtij grupi, droga transportohej drejt plazhit të Semanit në Fier dhe të Shëngjinit në Lezhë, për t’u trafikuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në të dy qytetet u goditën dy grupe të tjera.

Grupi i katërt vepronte në Delvinë e Sarandë, ku u arrestua Petro Kuçi, i afërm i Klemend Balilit dhe disa persona të tjerë, por operacioni mësohet se nuk ka pasur në fokus vetë Balilin.

Në Sarandë, në Tiranë dhe në Lushnje u arrestuan edhe 3 punonjës policie që bashkëpunonin me këto grupe kriminale.

“Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale: Ardit Gjyriqi nga Tirana, Jasin Abdul nga Saranda dhe Bledar Koçi nga Lushnja”.

Ishin përgjimet për drogën që zbuluan përfshirjen në veprimtari kriminale të dy ish – deputetëve të Partisë Socialiste, edhe ata të arrestuar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Arben Çuko, ish-drejtor i Burgjeve, për llogari të grupit të Shijakut ka kryer transferimin e një të dënuari nga një burg në një burg tjetër.

Ndërsa ish-deputeti Arben Ndoka ka dalë në përgjimet duke biseduar po me anëtarë të këtij grupi për përvetësimin me anë të falsifikimit të dokumenteve të disa pronave në Lezhë. Mes të arrestuarve është edhe vëllai dhe nipërit e tij, të dyshuar se trafikonin heroinë nëpërmjet portit të Shëngjinit.

Policia mësohet se ka kryer kontrolle në 100 banesa, përfshirë në shtëpinë e Lulzim Berishës, pas dyshimeve se mund të fshihej drogë, por nuk ka pasur urdhër-arresti për të.

Uniformat blu kanë siguruar informacion se Berisha ishte larguar 2 javë më parë jashtë vendit përmes aeroportit të Prishtinës, por kishte dyshime se ai bashkëpunonte me grupet kriminale për trafikun e heroinës.

Operacioni është koduar me emrin VOL-VO 4, për shkak se anëtarët e një grupi lëviznin me mjete tip Volvo. Dyshohet se në këtë aktivitet ka edhe persona të tjerë të përfshirë, të cilët mësohet se janë nën hetim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Çmimi shpërblimi im për Tanin që nuk jeton më"/ Bujar Alimani rrëfehet pas triumfit në Varshavë (VIDEO)
Previous article Besi tha se ka hequr siklet kur Xhensila ishte shtatzënë/ Reagon këngëtarja (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT