• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I DROGËS DHE “VOLVO 4″/ Si u zhduk pakoja me heroinë dhe kontrolli në banesën e Lul Berishës
Home
Breaking News

LABORATORI I DROGËS DHE “VOLVO 4″/ Si u zhduk pakoja me heroinë dhe kontrolli në banesën e Lul Berishës

22 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Laboratori i drogës që u zbulua së fundmi në Has ka qenë fillesa e operacionit i cili u finalizua mbrëmjen e së dielës, 21 tetor, me arrestimin e 27 personave  dhe shpalljen në kërkim të 6 të tjerëve, si pjesë e dosjes voluminoze, hetimi i së cilës ka nisur dy vjet më parë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi 44 urdhërarreste si dhe udhëroi 100 kontrolle banesash të personave të dyshuar për implikim në trafiqe që janë përmendur gjatë përgjimeve.

Për disa prej tyre ka pasur informacion nga homologët, dhe konkretisht Gjermania.

Një nga personat banesa e të cilit u kontrollua të dielën ishte ajo e Lulzim Berishës, një nga anëtarët e Bandës së Durrësit, i cili po kryen pjesën e mbetur të dënimit në liri me kusht.

Në banesën e tij policia nuk arriti të gjente asgjë që mund ta implikonte. Gjithashtu burime nga Ora News bëjnë me dije se për Berishën nuk ka një urdhërarresti të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi nuk ka prova që të paktën në këtë rast e implikojnë direkt në përfshirjen në trafik.

Mësohet se emri i Berishës ka dalë gjatë përgjimeve ku Avdylajt e shihnin si një mundësi për trafikimin e lëndës narkotike e cila përpunohej në laboratorin e Hasit dhe shpërndahej për në vëndet e BE-së.

Largimi i një pakoje me sasi të konsiderueshme droge, nga laboratori i Hasit ka ngjallur dyshime se ajo mund të ishte në banesën e Berishës, por më pas ka rezultuar se nuk ishte e vërtetë.

Megjithatë sasia e larguar pak orë para kontrollit nuk ka rënë në duart e policisë dhe nuk dihet kush ka qenë destinacioni apo personi që e ka marrë përsipër transportin

Hetuesit thanë se po vijojnë kontrollin në disa qytete të Shqipërisë ku ka informacion se ka persona të implikuar në trafikun e drogës që mësohet se ka përdorur dy linja për trafikim, atë të Shëngjinit dhe Semanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto janë arsyet pse humbja e VIRGJËRISË është më e lehtë se më parë
Previous article NUK KA ASNJË HUMBJE/ Ja me çfarë ushqehet KHABIB, konsumon vetëm...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT