• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ULEN GJOBAT PËR PERSONAT JURIDIKË/ Tatimpaguesit nuk duhet të dorëzojnë më…
Home
Ekonomi

ULEN GJOBAT PËR PERSONAT JURIDIKË/ Tatimpaguesit nuk duhet të dorëzojnë më…

18 October, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Personat fizikë nuk do të duhet të depozitojnë më në organet tatimore vendimin e destinimit të fitimit, ndërsa personat juridikë që i dorëzojnë me vonesë do marrin vetëm një herë gjobë 10 mijë lekë dhe jo për çdo muaj vonesë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve, se janë bërë ndryshime në ligjin nr.39/2018, datë 09.07.2018, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Një ndryshim mjaft i rëndësishëm i reflektuar në nenin “Dorëzimi i vendimit për miratimin e rezultatit vjetor dhe destinimi i fitimit”, është edhe heqja e detyrimit të subjektit “Person Fizik”, për të dorëzuar vendim për shpërndarje dividenti, pavarësisht përgjegjësisë tatimore, duke qenë se Personi Fizik, sipas konceptit të ligjit tregtar nuk ka personalitet juridik dhe është përgjegjës me të gjitha pasuritë e tij.

Në mënyrë të përmbledhur ndryshimet konsistojnë në dy momente:

  • Personat fizikë nuk duhet të depozitojnë në organet tatimore vendimin e destinimit të fitimit.
  • Personi juridik, i cili dorëzon me vonesë në organin tatimor vendimin e destinimit të fitimit, penalizohet vetëm me një gjobë prej 10,000 lekë dhe jo më sikundër ka qenë me gjobë 10,000 lekë për çdo muaj vonesë .

Këto rregullime vijnë si nevojë për reflektim të ndryshimeve të bëra në Udhëzimin e 2006-s “Për Tatimin mbi të ardhurat”, i cili në pikën 2.3.9 ka përcaktuar se : “Të ardhurat e personit fizik tregtar nga ushtrimi i aktivitetit tregtar tatohen vetëm sipas kreut III “Tatimi mbi fitimin” (nenet 16-32 të ligjit) në rastin e subjekteve me xhiro mbi 8 milionë lekë në vit dhe sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, për subjektet me xhiro deri në 8 milionë lekë në vit.

Personi fizik tregtar nuk ka personalitet juridik të ndryshëm nga individi (i regjistruar si tregtar), ndryshe nga rasti i shoqërive tregtare dhe ortakëve të saj individë dhe rrjedhimisht fitimi neto i personit fizik tregtar nuk konsiderohet si e ardhur personale e tatueshme e individit./ Monitor

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Juventus kërkon James, ja SUPER oferta për të
Previous article KOMANDANTJA E E RE/ Një grua merr “FRENAT” e Forcave të Armatosura në SHBA

Isa.Autor

Postime të ngjashme

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT