• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMANDANTJA  E E RE/ Një grua merr “FRENAT” e Forcave të Armatosura në SHBA
Home
Nderkombetare

KOMANDANTJA E E RE/ Një grua merr “FRENAT” e Forcave të Armatosura në SHBA

18 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Për herë të parë Komandën e Forcave të Armatosura të SHBA-së (FORSCOM) do ta drejtojë një grua. Gjeneral Laura J. Richardson do të udhëheqë komandën më të fuqishme ushtarake në botë, duke përfaqësuar 776,000 ushtarë dhe 96,000 civilë.

Richardson ka filluar shërbimin në ushtrinë amerikane që nga viti 1986 dhe në vitin 2012 ajo u bë zëvendësdrejtore e parë femër e përgjithshme për Divizionin e parë të kalorësisë, i njohur si “Ekipi i parë i Amerikës”. Në vitin 2017, ajo u bë e dyta në komandë të gjeneralit Robert B. Abrams, kur ajo u emërua zëvendëse e parë femër e komandës së përgjithshme të FORSCOM-it në Fort Bragg, Karolina e Veriut, njoftoi ushtria amerikane, përcjell, KP.

Tani Richardson do të bëhet gjenerali i parë që komandon Ushtrinë amerikane, pasi Abrams do ta lë postin e tij, për ta marrë një detyrë tjetër ushtarake, njofton CCN.  “Ishte një nder të shërbej këto tre vitet e fundit si komandant i përgjithshëm i komandës së Forcave të Armatosura të SHBA-së”, tha në mesazhin e tij Abrams.

Richardson do të shërbejë si komandante në detyrë deri derisa Senati amerikan të emërojë zëvendësuesin e gjeneralit Abrams, i cili duhet të konfirmohet në rangun e gjeneralit me katër yje nga Senati për të udhëhequr Ushtrinë amerikane. “Ajo do të vazhdojë të jetë zëvendëskomandante, si dhe komandante e ngarkuar gjatë kësaj periudhe të përkohshme”, tha për CNN drejtori i Marrëdhënieve Publike të FORSCOM-it kolonel Michael Lawhorn.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULEN GJOBAT PËR PERSONAT JURIDIKË/ Tatimpaguesit nuk duhet të dorëzojnë më...
Previous article NDODH NË TIRANË/ Zhduket vajza 18-vjeçare. Prindërit e ALARMUAR njoftojnë...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT