• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Detaje/ Zbulohet në Tetovë laboratori më i madh i drogës së ISIS
Home
Rajon

Detaje/ Zbulohet në Tetovë laboratori më i madh i drogës së ISIS

2 December, 2017 k.autor Rajon

Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë njoftoi se në Tetovë ishte zbuluar një nga laboratorët më të mëdhenj të Ballkanit në prodhimin e drogërave sintetike. Laboratori drejtohej nga një grup kriminal nga 4 maqedonas dhe 5 serbë të cilët u vunë në pranga.

IntelliNews shkruan se Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia janë vendet e Ballkanit ku drogërat prodhohen dhe trafikohen nëpërmjet Bosnje Herzegovinës në Europë. Kështu thotë të paktën raporti i fundit i Departamentit Amerikan të shtetit lëshuar në mars të këtij viti. Përsa i përket Shqipërisë, ajo konsiderohet si kryeqyteti evropian i marijuanës për shkak të kultivimit masiv të saj.

Droga e zbuluar në Tetovë është e llojit “Capdagon”. Ka qenë një aksion i planifikuar dhe i realizuar në koordinim me policinë amerikane anti-drogë DEA dhe atë serbe.

“Janë zbuluar sasitë më të mëdha të drogës sintetike në Ballkan. Ka mundësi të rezultojë një nga konfiskimet më të mëdha të drogës sintetike. Në laboratorin e zbuluar në Tetovë janë zbuluar 125 kilogram drogë sintetike, ose minimum 500 mijë tableta që kapin vlerën prej 2,5 milionë eurosh”, – tha në një konferencë shtypi ministri i policisë së Maqedonisë, Oliver Spasovski.

Gjatë muajve të fundit hetuesit në të gjithë Evropën kanë kapur mijëra pilula “Captagon”, një ilaç me bazë amfetaminës që është popullor te grupi militant i Shtetit Islamik (ISIS). I quajtur “droga xhihadiste”, “Captagon” i mban përdoruesit të zgjuar për periudha të gjata kohore, mënjanon dhimbjen dhe krijon një ndjenjë euforie. Kjo drogë është shpikur në Gjermani në vitin 1960 për të trajtuar mungesën e vëmendjes dhe çrregullime të gjumit. Pasi krijonte varësi, “Captagon” u ndalua në të gjithë botën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA E DEKLARATAVE/ Emergjencat: Situata e përmirësuar ndërsa Meta: Do të përkeqësohet
Previous article PËRMBYTJET/ Ahmetaj: Vlerësojmë punën e jashtëzakonshme, në ndihmë erdhën dhe forcat kosovare (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT