• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E SIGURISË RRUGORE/ Policia “bombardon” drejtuesit, arrestohen 27 shoferë
Home
Aktualitet
Kronikë

RRITJA E SIGURISË RRUGORE/ Policia “bombardon” drejtuesit, arrestohen 27 shoferë

15 October, 2018 k.autor Aktualitet, Kronikë

Në kuadër të operacionit “Tispol 2018” për rritjen  e sigurisë rrugore, Policia Rrugore e Tiranës njofton se brenda një jave janë arrestuar në flagrancë 27 shoferë si dhe janë pezulluar 124 leje drejtimi për shkelje të ndryshme. Gjithashtu janë vendosur 2730 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Krahas masave për garantimin e sigurisë rrugore, shërbimin e drejtpërdrejt për rregullimin e trafikut si dhe marrjen e masave për mbarëvajtjen e aktiviteteve masive, Rrugorët e Kryeqytetit, janë angazhuar maksimalisht edhe me zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në Planin Operacional “Tispol 2018” për kontrollin e dokumentacionit të kursantëve, instruktorët dhe mjeteve Autoshkolla në territorin e kryeqytetit nga data 12-14 Tetor 2018, si dhe Planin e Masave për kontrollin dhe verifikimin e përdorimit të alkoolit dhe shpejtësisë së lëvizjes përgjatë gjithë javës dhe me shërbime të shtuara përgjatë fundjavës.

Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara në funksion të detyrimeve ligjore që ka shërbimi i Policisë Rrugore si dhe në zbatim të Planeve Operacionale të ndjekura gjatë javë janë konstatuar dhe:

• Arrestuar në kushtet e flagrancës 27 shtetas, nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

• Janë pezulluar 124 leje drejtimi, nga të cilat 52 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 33 për shkelje të tjera.

• 570 masa për shkelje të sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal.

• Janë vendosur 346 masa për përdorim celulari.

• Janë vendosur 120 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimet e tyre.

• Janë ndaluar administrativisht 85 mjete, për detyrime të pashlyera.

• Si dhe janë vendosur 2730 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë kontrolluar 63 mjete Autoshkolla, nga të cilat janë ndëshkuar 4 prej tyre për mangësi në dokumentacionin përkatës.

Policia Rrugore , Ju uron suksese të gjithë stafit Akademik Universitar dhe veçanërisht studentëve si dhe apelon për më shumë përgjegjësi gjatë përdorimit të mjeteve rrugore, kryesisht në qendrat e banuara, vendkalimet e këmbësorëve dhe oraret e pikut të trafikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇIFTI I HOMOSEKSUALËVE BËN "KËRDINË"/ Vjedhin 37 mijë dollarë për pushime luksoze
Previous article VRASJA NË BLLOK/ Eljon Hato, i plagosuri duhej të ishte në GJYQ sot, por gjendja shëndetësore...

k.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët Aktualitet

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT